Titit 1:1-16

1  Pavli, skllav+ i Perëndisë dhe apostull+ i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve+ të Perëndisë dhe njohurisë së saktë+ për të vërtetën,+ e cila është në përputhje me përkushtimin hyjnor,+  në bazë të shpresës së jetës së përhershme,+ të cilën, Perëndia që nuk mund të gënjejë,+ e premtoi përpara kohëve shumë të hershme,+  dhe, në kohët e caktuara nga ai, e shfaqi fjalën e vet me anë të predikimit që m’u besua,+ nën urdhrin e Shpëtimtarit tonë,+ Perëndisë.  Titit, birit+ të vërtetë sipas besimit që e kemi të përbashkët:Dashamirësi të pamerituar e paqe nga Perëndia, Ati+ dhe nga Krishti Jezu, Shpëtimtari ynë!+  Të lashë në Kretë+ që të ndreqje gjërat me të meta dhe të emëroje+ pleq qytet më qytet, ashtu si të urdhërova,+  nëse ka ndonjë njeri të lirë nga akuza,+ burrë i një gruaje të vetme,+ që ka fëmijë besimtarë, të paakuzuar si të shfrenuar ose të pashtruar.+  Sepse një mbikëqyrës, si kujdestar+ nga Perëndia, duhet të jetë i lirë nga akuza,+ jo kryeneç,+ jo gjaknxehtë,+ jo shamataxhi pijanec,+ jo njeri që godet,+ jo lakmitar për fitim të pandershëm,+  por mikpritës,+ që e do mirësinë, me mendje të shëndoshë,+ i drejtë, besnik,+ me vetëkontroll,+  që i përmbahet fort fjalës së besueshme në artin e tij të mësimdhënies,+ të jetë në gjendje të nxisë me anë të mësimit të shëndoshë+ dhe të qortojë+ ata që i kundërvihen këtij mësimi. 10  Ka shumë njerëz të pashtruar, llafazanë të padobishëm+ dhe mashtrues të mendjes së të tjerëve, sidomos ata që i rrinë besnikë rrethprerjes.+ 11  Është e nevojshme që këtyre njerëzve t’u mbyllet goja, sepse vazhdojnë të minojnë shtëpi+ të tëra, duke u mësuar ato që nuk duhet, për fitim të pandershëm.+ 12  Njëri nga ata, profeti i tyre, tha: «Kretasit janë gjithmonë gënjeshtarë, bisha të liga,+ grykës qylaxhinj.» 13  Kjo dëshmi është e vërtetë. Prandaj, vazhdo t’i qortosh me rreptësi,+ që të jenë të shëndoshë+ në besim 14  e të mos u kushtojnë fare vëmendje përrallave+ judaike dhe urdhërimeve të njerëzve+ që i kthejnë krahët së vërtetës.+ 15  Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër.+ Kurse për ata që janë të ndotur+ dhe pa besim,+ asgjë nuk është e pastër, por si mendja, ashtu edhe ndërgjegjja+ e tyre janë të ndotura. 16  Ata shpallin publikisht se e njohin Perëndinë,+ por e mohojnë atë me veprat e tyre,+ sepse janë të pështirë, të pabindur dhe të pamiratuar+ për asnjëfarë vepre të mirë.

Shënimet