Amosi 2:1-16
2 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër* rebelimet* e Moabit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ai dogji eshtrat e mbretit të Edomit për t’i kthyer në gëlqere.
2 Prandaj do të dërgoj një zjarr në Moabqë do të përpijë kullat e fortifikuara të Keriotit.+
Moabi do të shuhet mes rrëmujës,mes britmës së luftës dhe tingullit të bririt.+
3 Do të shfaros sundimtarin* që gjendet atjedhe të gjithë princat e tij do t’i vras bashkë me të’,+—thotë Jehovai.
4 Kështu thotë Jehovai:
‘Për tri, madje për katër rebelimet e Judës,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ata e hodhën poshtë ligjin* e Jehovaitdhe nuk i zbatuan rregullat e tij.+
Por kanë lejuar të mashtrohen nga të njëjtat gënjeshtra pas të cilave kishin shkuar paraardhësit e tyre.+
5 Prandaj do të dërgoj një zjarr në Judëqë do të përpijë kullat e fortifikuara të Jerusalemit.’+
6 Kështu thotë Jehovai:
“Për tri, madje për katër rebelimet e Izraelit,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,sepse ata e shesin të drejtin për argjenddhe të varfrin për një palë sandale.+
7 Të varfërve ua shtypin kokën në pluhurin e tokës,+dhe zemërbutëve ua bllokojnë rrugën.+
Babë e bir kanë marrëdhënie me të njëjtën vajzëdhe kështu e përdhosin emrin tim të shenjtë.
8 Ata shtrihen pranë çdo altari+ mbi rroba të marra si garanci për një hua*+dhe verën që pinë në tempullin* e perëndive të tyre, ua kanë marrë atyre që gjobitën.
9 Por unë i shfarosa para syve të tyre amoritët,+që ishin të gjatë sa cedrat dhe të fortë sa lisat.
Shkatërrova frytin e tyre lart dhe rrënjët e tyre poshtë.+
10 Unë ju nxora nga Egjipti+dhe ju vura të ecnit 40 vjet nëpër shkretëtirë,+që të shtinit në dorë vendin e amoritëve.
11 Nxora profetë nga bijtë tuaj+dhe nazirej* nga të rinjtë tuaj.+
Apo s’është kështu, o popull i Izraelit?—thotë Jehovai.
12 Por ju u jepnit verë nazirejve+dhe i urdhëronit profetët: ‘Mos profetizoni!’+
13 Prandaj do t’ju thërrmoj në vendin tuaj,ashtu si karroca e ngarkuar me drithë të korrur thërrmon drithin poshtë saj.
14 I shpejti nuk do të ketë vend ku të ikë,+i forti nuk do ta ruajë forcën,luftëtari nuk do ta shpëtojë jetën e tij.
15 Harkëtari nuk do të mbetet në këmbë,këmbëshpejti nuk do të shpëtojëdhe kalorësi nuk do ta shpëtojë jetën e vet.
16 Atë ditë, edhe më i guximshmi* nga luftëtarëtdo t’ia mbathë lakuriq”,+—thotë Jehovai.
Shënimet
^ Shprehja «për tri, madje për katër» mund t’i referohet një veprimi të përsëritur.
^ Ose «krimet».
^ Fjalë për fjalë «gjykatësin».
^ Ose «udhëzimin».
^ Ose «të marra peng».
^ Ose «shtëpinë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «edhe më zemërluani».