Proverbat 16:1-33

  • Jehovai shqyrton motivet (2)

  • Lërja në dorë Jehovait punët e tua (3)

  • Peshorja e saktë vjen nga Jehovai (11)

  • Para rrëzimit, vjen krenaria (18)

  • Flokët e bardhë, një kurorë bukurie (31)

16  Njeriu i thur mirë mendimet para se të flasë,*por përgjigjja e duhur* vjen nga Jehovai.+   Të gjitha udhët e veta i duken të drejta* njeriut,+por Jehovai shqyrton motivet.*+   Lërja në dorë Jehovait çdo gjë që bën,+dhe planet e tua do të kenë sukses.   Jehovai bën që çdo gjë të plotësojë qëllimin e tij,madje edhe që të ligjtë të rrënohen ditën e shkatërrimit.+   Njerëzit me zemër krenare janë të neveritshëm për Jehovain.+ Ji i sigurt për këtë:* ata do të ndëshkohen se s’bën.   Me dashuri* dhe besnikëri, faji shlyhet,+dhe kush nderon thellësisht Jehovain,* i largohet së keqes.+   Kur Jehovai kënaqet me udhët e një njeriu,bën që edhe armiqtë e tij të jenë në paqe me të.+   Më mirë të kesh pak me drejtësi,+se shumë fitime, me padrejtësi.+   Në zemër, njeriu mund ta planifikojë udhën e vet,por hapat ia drejton Jehovai.+ 10  Nga goja e mbretit duhet të dalin vendimet e Perëndisë;*+ai s’duhet ta tradhtojë kurrë drejtësinë.+ 11  Kandari dhe peshorja e saktë vijnë nga Jehovai;të gjithë gurët e peshës në trastë i ka përcaktuar ai.+ 12  Zakonet e liga janë të pështira për mbretërit,+sepse froni bëhet i patundur me drejtësi.+ 13  Fjalët e drejta janë të këndshme për mbretërit;ata e duan njeriun që flet me ndershmëri.+ 14  Tërbimi i mbretit është lajmëtar i vdekjes,+por i mençuri e zbut* tërbimin.+ 15  Kur fytyra e mbretit rrëzëllen, ka jetë;pëlqimi i tij është si re shiu në pranverë.+ 16  Është shumë më mirë të fitosh mençuri se ar,+të fitosh aftësi për të kuptuar se argjend!+ 17  Rruga e të drejtëve e shmang të keqen. Kush kujdeset për udhën e tij, mbron jetën e vet.+ 18  Krenaria vjen para rrëzimitdhe fryma fodulle para pengimit.+ 19  Më mirë i përulur* mes zemërbutëve+se të ndash pasuri me fodullët. 20  Atij që tregon gjykim të thellë, i shkon mbarë,*dhe ai që ka besim te Jehovai, është i lumtur. 21  Kush ka zemër të mençur, do të shihet si njeri me mend,+dhe kush është fjalëmbël,* ka më shumë forcë bindëse.+ 22  Gjykimi i thellë është burim jete për ata që e zotërojnë,por të marrët i ndëshkon vetë marrëzia e tyre. 23  Zemra e të mençurit i fal gjykim të thellë gojës së vet+dhe u shton forcë bindëse fjalëve të veta. 24  Fjalët e këndshme janë hoje mjalti,të ëmbla për shpirtin* dhe shërim për kockat.+ 25  Është një udhë që njeriut i duket e drejtë,por në fund ajo të çon në vdekje.+ 26  Oreksi e bën punëtorin të punojë fort;në të vërtetë është uria* që e nxit.+ 27  Njeriu i pavlerë rrëmon për të keqen;+fjalët e tij përvëlojnë si zjarr.+ 28  Intriganti* shkakton konflikte,+dhe shpifësi ndan miqtë e ngushtë.+ 29  Njeriu i dhunshëm e bën për vete tjetrin*dhe e çon në udhë të gabuar. 30  Ai shkel syrin, teksa kurdis të këqija,dhe me buzëqeshje të shtirë, i çon deri në fund intrigat. 31  Flokët e bardhë janë kurorë bukurie*+kur ecin në udhën e drejtësisë.+ 32  Kush nuk zemërohet shpejt,+ është më mirë se një burrë i fuqishëm,dhe kush e mban nën fre zemërimin,* është më mirë se ai që pushton një qytet.+ 33  Vërtet shorti hidhet në prehër,+por çdo vendim që merret nëpërmjet tij, vjen nga Jehovai.+

Shënimet

Ose «që jep». Fjalë për fjalë «përgjigjja e gjuhës».
Fjalë për fjalë «Planet e zemrës i përkasin njeriut».
Fjalë për fjalë «të kulluara».
Fjalë për fjalë «frymën».
Fjalë për fjalë «Dora te dora».
Ose «dashuri besnike».
Fjalë për fjalë «i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «vendime të frymëzuara; hyjnore».
Ose «e shmang».
Fjalë për fjalë «i përulur në frymë».
Fjalë për fjalë «gjen mirë».
Ose «dhe të folurit e këndshëm». Fjalë për fjalë «ëmbëlsia e buzëve».
Ose «në shije». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «goja».
Ose «Ngatërrestari».
Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
Ose «lavdie».
Fjalë për fjalë «sundon frymën e vet».