Proverbat 29:1-27

  • Fëmija i lënë pa fre, të turpëron (15)

  • Pa vegime, njerëzit janë pa fre (18)

  • Njeriu zemërak ndez grindje (22)

  • Njeriu i përulur merr lavdi (23)

  • Frika nga njeriu është lak (25)

29  Njeriu që është ende kokëfortë* pas shumë korrigjimesh,+krejt papritur do të dërrmohet pa shpresë shërimi.+   Kur ka shumë të drejtë, populli gëzon,por kur sundojnë të ligjtë, populli rënkon.+   Kush e do mençurinë, e gëzon të atin,+por kush shkon me prostitutat, e harxhon kot pasurinë.+   Falë drejtësisë, mbreti sjell stabilitet në vend,+por kush kërkon ryshfete, e rrënon atë.   Kush i bën lajka shokut,i vë një rrjetë si grackë për këmbët.+   Njeriun e keq e zënë në lak mëkatet e veta,+por i drejti brohoret me gëzim e hare.+   I drejti merakoset për të drejtat* e të varfërve,+kurse i ligu nuk do t’ia dijë fare.+   Mburravecët i vënë flakën qytetit,+por të mençurit e shuajnë zemërimin.+   Kur i mençuri hyn në debat me të marrin,do të ketë shamatë e tallje, por asnjë zgjidhje.+ 10  Gjakatarët i urrejnë gjithë të pafajshmit*+dhe përpiqen t’ua marrin jetën të drejtëve.* 11  I marri i shfryn gjithë ndjenjat,*+por i mençuri i mban nën fre me qetësi.+ 12  Kur sundimtari u vë veshin gënjeshtrave,të gjithë shërbëtorët e tij janë* të ligj.+ 13  I varfri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët:* Jehovai ua ndriçon sytë që të dyve.* 14  Kur mbreti i gjykon të varfrit me drejtësi,+froni i tij është gjithnjë i sigurt.+ 15  Disiplina* dhe korrigjimi japin mençuri,+por fëmija i lënë pa fre, e turpëron nënën. 16  Kur shtohen të ligjtë, shtohet ligësia,por të drejtët do të shohin rrënimin e tyre.+ 17  Disiplinoje djalin tënd, dhe do të të sjellë prehje;ai do të të japë shumë kënaqësi.+ 18  Aty ku nuk ka vegime,* populli është pa fre,+por të lumtur janë ata që e zbatojnë ligjin.+ 19  Shërbëtori nuk pranon të ndreqet me fjalë,sepse, megjithëse kupton, nuk bindet.+ 20  A ke parë ndonjë njeri të nxituar në fjalë?+ Ka më shumë shpresë për të marrin se për të.+ 21  Po ta llastosh shërbëtorin që në fëmijëri,do të bëhet mosmirënjohës kur të rritet. 22  Njeriu zemërak ndez grindje;+kush nxehet kollaj, bën shumë faje.+ 23  Fodullëku do ta poshtërojë njeriun,+por kush ka frymë të përulur, do të marrë lavdi.+ 24  Ortaku i hajdutit ia bën gropën vetes,*sepse e dëgjon thirrjen për të dëshmuar,* e prapëseprapë nuk tregon asgjë.+ 25  Frika* nga njeriu është lak,+por kush beson te Jehovai, është i mbrojtur.+ 26  Shumë kërkojnë të parashtrojnë çështjen e tyre para sundimtarit,*por vetëm Jehovai i siguron drejtësi njeriut.+ 27  I padrejti është i pështirë për të drejtin,+dhe i ndershmi është i pështirë për të ligun.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «që e ngurtëson qafën».
Ose «të drejtat ligjore».
Ose «të paqortueshmit».
Një mundësi tjetër «kurse të drejtët përpiqen t’ua mbrojnë jetën».
Fjalë për fjalë «frymën e vet».
Ose «do të bëhen».
Domethënë, Ai u jep jetë.
Fjalë për fjalë «takohen bashkë».
Ose «Shkopi i disiplinës; Ndëshkimi».
Ose «drejtim nga Perëndia».
Ose «e urren veten».
Ose «e dëgjon një be mallkimi».
Ose «Të trembesh».
Një mundësi tjetër «kërkojnë pëlqimin e sundimtarit». Fjalë për fjalë «kërkojnë fytyrën e sundimtarit».