Psalmet 130:1-8
Këngë e ngjitjeve.
130 Në kulmin e dëshpërimit* të thërras, o Jehova!+
2 O Jehova, dëgjoje zërin tim!
Ktheje veshin ndaj përgjërimeve të mia për ndihmë!
3 Po t’i mbaje sytë te* fajet, o Jah,*kush do të mbetej në këmbë,+ o Jehova?!
4 Ti fal me të vërtetë,+ja pse njerëzit të nderojnë thellësisht.*+
5 Te Jehovai shpresoj, e gjithë qenia ime shpreson tek ai,te premtimet e tua i var shpresat.
6 E pres me padurim Jehovain,+më me padurim se roja që pret mëngjesin,+po, më me padurim se roja që pret mëngjesin.
7 Izraeli le të presë Jehovain,sepse Jehovai është besnik në dashurinë e tij+dhe dëshiron me zjarr të shpengojë* popullin e vet.
8 Ai do ta shpengojë Izraelin nga tërë fajet.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Nga thellësitë».
^ Ose «Po t’i mbaje llogari».
^ «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Fjalë për fjalë «të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».