Psalmet 138:1-8

  • Jehovai merakoset për ne

    • ‘Ti iu përgjigje lutjes sime’ (3)

    • ‘Edhe mes rreziqeve, ti më shpëton’ (7)

Psalm i Davidit. 138  Me gjithë zemër do të të lëvdoj.+ Para syve të perëndive të tjerapër ty lavde do të këndoj.*   Do të përkulem drejt tempullit tënd* të shenjtë+dhe për dashurinë e besnikërinë tënde, do të lëvdoj emrin tënd,+sepse ti e ke madhëruar fjalën dhe emrin tënd mbi gjithçka.*   Ditën që të thirra, ti m’u përgjigje+e më bëre zemërluan, më dhe forcë.+   Kur të dëgjojnë premtimet e tua,tërë mbretërit e dheut do të të lëvdojnë, o Jehova.+   Për udhët e tua, o Jehova, ata do të këndojnë,sepse lavdia jote, o Jehova, është e pakufishme.+   Sa i lartë je, o Jehova, e përsëri merakosesh për të përulurit,+por fodullët ti i dallon prej së largu.+   Edhe nëse eci mes rreziqeve, ti do të më mbash gjallë;+do ta ngresh dorën kundër armiqve të mi të zemëruar,dhe e djathta jote do të më shpëtojë.   Ti, o Jehova, do të plotësosh çdo gjë për të mirën time! O Jehova, dashuria jote besnike zgjat përjetë!+ Mos e braktis veprën e duarve të tua!+

Shënimet

Një mundësi tjetër «Për të sfiduar perënditë e tjera, për ty do të luaj melodi».
Ose «shenjtërores sate».
Një mundësi tjetër «ti e ke plotësuar fjalën tënde më madhërisht nga sa prisnim prej emrit tënd».