Psalmet 38:1-22
Këngë e Davidit si përkujtues.*
38 O Jehova, mos më korrigjo gjithë zemërim,mos më ndreq me tërbim!+
2 Se shigjetat e tua thellë më kanë shpuare dora jote mbi mua ka rënduar.+
3 Prej indinjatës sate, asnjë grimë të shëndetshme në trup s’kam;*prej mëkatit tim, kockat paqe s’më gjejnë,+
4 sepse fajet si re të zeza mbi kokë më janë grumbulluar,+si një barrë e rëndë, e tepërt për ta përballuar.
5 Nga kjo marrëzi imjaplagët më janë qelbëzuar dhe kundërmojnë.
6 Jam i brengosur e zemra më ka lëshuar,gjithë ditën e ditës endem i trishtuar.
7 Digjem zjarr përbrenda*e grimë të shëndetshme në trup s’kam.+
8 Jam mpirë i tëri e ndihem krejt i dërrmuar,ulërij nga rënkimet e kësaj zemre të copëtuar.
9 Çdo dëshirë timen, o Jehova, ti e sheh,psherëtimat e mia prej teje, jo, unë s’i fsheh.
10 Zemra më gulçon e fuqitë më kanë shteruar,kjo dritë e syve të mi krejt është shuar.+
11 Prej plagëve të mia, të njohur e shokë më mënjanojnë,miqtë e ngushtë larg më qëndrojnë.
12 Gracka më ngrenë ata që jetën duan të më marrin;ata që mundohen të më bëjnë keq, flasin për të më rrënuar+e gjithë ditën e ditës gjithfarë marifetesh rrinë duke sajuar.
13 Por unë i mbyll veshët, sikur shurdh të isha;+një fjalë nuk e them, si gojë të mos kisha.+
14 Jam bërë si ai që nuk dëgjon,që fjalë s’i del nga goja e veten s’e mbron,
15 se ty, o Jehova, të prita për ndihmë,+e ti m’u përgjigje, o Jehova, Perëndia im.+
16 Unë thashë: «Për të keqen time, mos gëzofshin,në më shkaftë këmba, veten mos e lartësofshin.»
17 Se gati-gati përdhe u shemba,më kishte mbërthyer e s’më lëshonte dhembja.+
18 Mëkati im shpirtin ma mundonte,+ndaj fajin tim e rrëfeva.+
19 Por të gjallë e të fuqishëm janë armiqtë e mi,*ata që më urrejnë pa shkak, janë shtuar pa kufi.
20 Të mirën me të keqe ma shpërblyen,pse përpiqesha të bëja të mirën, kundër meje u kthyen.
21 Mos më braktis, o Jehova,mos më rri larg, o Perëndia im!+
22 Nxito të më ndihmosh,o Jehova, shpëtimi im!+
Shënimet
^ Ose «për t’u kujtuar».
^ Ose «gjithë trupi po më vuan».
^ Fjalë për fjalë «Ijët po më digjen».
^ Një mundësi tjetër «Por ata që pa shkak janë armiqtë e mi, s’kanë të numëruar».