Psalmet 4:1-8

  • Lutje plot besim te Perëndia

    • «Acarohuni, por mos mëkatoni» (4)

    • «Në paqe do të bie të fle» (8)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Këngë e Davidit. 4  O Perëndia im i drejtë,+ përgjigjmu kur të thërras! Hapmë një rrugë shpëtimi kur të jem në hall! Ji zemërmirë me mua dhe dëgjoma lutjen!   O bij të njerëzve, deri kur do të më poshtëroni e nuk do të më nderoni? Deri kur do ta doni kotësinë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Selah)   Dijeni se Jehovai do ta mbajë në pëllëmbë të dorës* besnikun e tij;Jehovai do të më dëgjojë kur t’i thërras.   Acarohuni, por mos mëkatoni;+thuajani zemrës ç’keni për të thënë kur jeni në shtrat dhe rrini në heshtje. (Selah)   Ofroni flijime drejtësiedhe kini besim te Jehovai.+   Shumë thonë: «Falë kujt do të shohim të mira?» O Jehova, shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese!+   Ti ma ke mbushur zemrën me gëzim të pamasë,me më shumë gëzim se ata që kanë drithë e verë të re me bollëk.   Në paqe do të bie të fle,+sepse vetëm ti, o Jehova, më jep siguri.+

Shënimet

Ose «do ta dallojë nga të tjerët; do ta vërë mënjanë për vete».