Psalmet 53:1-6
Për mjeshtrin e korit; në stilin mahalath.* Maskil.* Psalm i Davidit.
53 Të marrët* thonë me vete:*
«S’ka Jehova!»+
Kokë e këmbë janë zhytur në padrejtësi e ligësie gjë të urryer s’lënë pa bërë;s’ka asnjë që të bëjë të mirën.+
2 Por Perëndia i vështron nga qielli bijtë e njerëzve+për të parë nëse ndonjë ka gjykim të thellë,nëse ndonjë po kërkon Jehovain.+
3 Të gjithë kanë dalë nga udha,të gjithë janë zhytur kokë e këmbë në ligësi.
S’ka asnjë që të bëjë të mirën,jo, as edhe një.+
4 Si vallë, nuk zë mend asnjë nga ata që bëjnë veç keq?!
Si një kafshatë buke, popullin tim e përlajnë,e Jehovain nuk e kërkojnë.+
5 Mirëpo një tmerr i madh do t’i pushtojë,një tmerr që kurrë s’e kanë provuar,*sepse Perëndia do t’i shpërndajë gjithandej eshtrat e atyre që të sulmojnë.*
Ti o Izrael, do t’i turpërosh, sepse Jehovai i ka hedhur poshtë.
6 Ardhtë nga Sioni shpëtimi i Izraelit!+
Gëzoftë Jakobi e ngazëlloftë Izraeli
kur Jehovai ta kthejë sërish popullin e tij të robëruar!
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Të pamendët».
^ Fjalë për fjalë «në zemër».
^ Një mundësi tjetër «frikë atje ku s’kishte arsye për t’u frikësuar».
^ Fjalë për fjalë «që ngrenë kampin kundër teje».