Psalmet 7:1-17
-
Jehovai është Gjykatës i drejtë
-
«Më gjyko, o Jehova!» (8)
-
Këngë e përvajshme,* të cilën Davidi ia këndoi Jehovait për fjalët që tha Kushi, beniaminiti.
7 O Jehova, Perëndia im, te ti gjej strehë!+
Më çliro nga duart e përndjekësve të mi dhe më shpëto.+
2 Përndryshe do të më shqyejnë porsi luani,+zvarrë do të më heqin, e askush s’do të më shpëtojë dot.
3 O Jehova, Perëndia im, nëse kam faj,nëse kam vepruar padrejtësisht,
4 nëse ia kam shpërblyer me të këqija atij që më ka bërë të mira,+a nëse e kam sulmuar armikun tim pa shkak,*
5 më ndjektë këmba-këmbës armiku e rënça në duart e tij,më shtyptë e më vëntë përfund;lavdinë time e bëftë pluhur e hi! (Selah)
6 Ngrihu, o Jehova, gjithë zemërim,çohu kundër armiqve të mi të tërbuar,+po, ngrihu e më ndihmo;jep urdhër që drejtësia të vihet në vend.+
7 Edhe në u mbledhshin kombet kundër teje,nga atje lart, ti do të vësh dorë kundër tyre.
8 Jehovai do t’i gjykojë popujt.+
Më gjyko, o Jehova, sipas drejtësisë simedhe sipas integritetit* tim!+
9 Të lutem, jepu fund poshtërsive të të ligjve dhe bëji të patundur të drejtët,+sepse ti je Perëndia i drejtë+ që shqyrton skutat më të thella të zemrës+ e të mendjes.*+
10 Perëndia është mburoja ime,+ Shpëtimtari i njerëzve me zemër të sinqertë.*+
11 Perëndia është Gjykatës i drejtë;+ditë pas dite ai shpall gjykimet e tij.
12 Nëse dikush nuk pendohet,+Ai mpreh shpatën,+ tendos harkun dhe e bën gati;+
13 përgatit armët vdekjeprurësedhe bën gati shigjetat flakëruese.+
14 Ja, dikush është mbarsur me të ligën,ka ngjizur telashe dhe sjell në jetë gënjeshtra.+
15 Hap një gropë dhe thellë e gërmon,por bie vetë brenda gropës që hap me duart e tij.+
16 Telashet që hap, do t’i bien në kokë,+dhe mizoria e tij, në majë të kokës.
17 Unë do ta lëvdoj Jehovain për drejtësinë e tij;+do të këndoj lavde* për emrin e Jehovait,+ për Më të Lartin.+
Shënimet
^ Ose «Këngë vajtimi».
^ Një mundësi tjetër «ndërkohë që ia kurseva jetën atij që më kundërvihej pa shkak».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «shqyrton zemrën dhe ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».
^ Ose «të pastër; të ndershme».
^ Ose «do të luaj melodi».