Psalmet 76:1-12
Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Psalm i Asafit.+ Këngë.
76 Perëndia njihet në mbarë Judën;+emri i tij është i madhërishëm në Izrael.+
2 Tendën e ka në Salem,+vendbanimin në Sion.+
3 Atje i theu shigjetat flakëruese të harkut,atje i copëtoi mburojën, shpatën dhe armët e luftës.+ (Selah)
4 Ti rrëzëllen gjithë shkëlqim;*je më i madhërishëm se malet plot grabitqarë.
5 Zemërfortët i kanë plaçkitur;+në gjumin e vdekjes ata kanë rënë,ngaqë të gjithë luftëtarët ishin të pambrojtur.+
6 Nga kërcënimi yt, o Perëndi i Jakobit,kanë rënë në gjumë të thellë, si ai që nget karrocën, edhe kali.+
7 Vetëm ti të ngjall frikë e nderim.+
Kush mund t’u bëjë ballë flakëve të zemërimit tënd?!+
8 Nga qielli ti shpalle gjykimin.+
Toka u frikësua e nuk pipëtiu+
9 kur Perëndia u ngrit për të ekzekutuar gjykimin,për të shpëtuar të gjithë zemërbutët mbi faqen e dheut.+ (Selah)
10 Tërbimi i njeriut do të të sjellë lëvdim;+edhe dallgët e fundit të tërbimit të tyre, do të të stolisin.
11 Merrni zotime para Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe mbajini.+
Të gjithë ju që jeni përreth tij, sillni dhuratën tuaj me nderim të thellë.+
12 Ai do t’i poshtërojë prijësit krenarë;*mbretërve të dheut u ngjall tmerr.