GJEORGJIA
Pamje e përgjithshme e Gjeorgjisë
Vendi: Gjeorgjia njihet për vargmalet madhështore dhe majat e mbuluara me borë, disa prej të cilave ngrihen mbi 4.500 metra. Nga pikëpamja gjeografike vendi ndahet në dy pjesë kryesore: Gjeorgjia Lindore dhe ajo Perëndimore, secila me rajone që kanë klimë, zakone, muzikë, valle dhe ushqime unike.
Popullsia: Shumica e 3,7 milionë banorëve janë gjeorgjianë autoktonë.
Feja: Pjesa më e madhe e popullsisë pohojnë se i përkasin besimit të krishterë ortodoks. Rreth 10 për qind janë myslimanë.
Gjuha: Gjuha gjeorgjiane nuk ka lidhje me asnjë nga gjuhët e vendeve fqinje. Burimet historike tregojnë se alfabeti unik gjeorgjian u shpik para erës sonë.
Jetesa: Burimi kryesor i të ardhurave për shumë veta është bujqësia. Më së fundmi edhe turizmi është bërë pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Gjeorgjisë.
Klima: Pjesa lindore e vendit karakterizohet nga një klimë e butë. Kurse bregdeti i Detit të Zi në Gjeorgjinë Perëndimore ka klimë subtropikale. Aty rriten me bollëk agrumet.
Ushqimi: Buka nuk mungon asnjëherë në tryezën gjeorgjiane. Buka tradicionale piqet në furrë balte. Vakti tipik kryesor është një gjellë me lloj-lloj erëzash. Bërja e verës ka histori të gjatë. Tradicionalisht vera fermentohet dhe ruhet në qypa të mëdhenj balte. Shumë familje kultivojnë vreshta dhe e bëjnë vetë verën. Në Gjeorgji rriten rreth 500 varietete rrushi.