KAPITULLI NËNTË
Familjet me një prind mund t’ia dalin mbanë!
1-3. Çfarë ka çuar në rritjen e numrit të familjeve me një prind të vetëm dhe si janë ndikuar personat e përfshirë?
FAMILJET me një prind janë quajtur në Shtetet e Bashkuara «stili familjar me rritje më të shpejtë». Situata është e ngjashme edhe në shumë vende të tjera. Numri rekord i divorceve, i braktisjeve, i ndarjeve dhe i lindjeve të jashtëligjshme, ka pasur pasoja tepër të mëdha për miliona prindër e fëmijë.
2 «Jam një vejushë 28-vjeçare me dy fëmijë,—shkruan një nënë e vetme.—Jam tepër e dëshpëruar, pasi nuk dua t’i rris fëmijët e mi pa baba. Duket sikur askush as që e çan kokën fare për mua. Fëmijët më shohin shpesh duke qarë dhe kjo ndikon mbi ta.» Përveçse ndeshen me ndjenja të tilla, si zemërimi, faji dhe vetmia, shumica e prindërve të vetëm përballojnë edhe sfidën e një pune të dyfishtë brenda dhe jashtë shtëpisë. Dikush tha: «Të jesh një prind i vetëm, është njësoj sikur të jesh një zhongler. Pas gjashtë muajsh praktikë, më në fund je në gjendje të hedhësh e të presësh katër topa njëherësh. Por, sapo të jesh në gjendje ta bësh këtë, dikush do të të hedhë një top tjetër!»
3 Edhe të rinjtë kanë shpesh problemet e tyre në familjet me një prind. Ndoshta u duhet të ballafaqohen me ndjenja të forta, si rrjedhojë e largimit apo vdekjes së papritur të ndonjë prindi. Për shumë të rinj, duket se mungesa e një prindi ka një ndikim thellësisht negativ.
4. Si e dimë se Jehovai kujdeset për familjet me një prind të vetëm?
4 Familjet me një prind ekzistonin edhe në kohërat Dalja 22:22; Ligji i përtërirë 24:19-21; Jobi 31:16-22) Perëndia Jehova nuk tregohej indiferent kundrejt gjendjes së tyre. Psalmisti e quajti Perëndinë «babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave». (Psalmi 68:5) Sigurisht, Jehovai ka edhe sot po atë kujdes për familjet me një prind! Në fakt, Fjala e tij ofron parime që mund t’i ndihmojnë për t’ia dalë mbanë.
biblike. Shkrimet përmendin vazhdimisht «jetimët» dhe «të vejat». (KONTROLLIMI I RUTINËS SHTËPIAKE
5. Çfarë problemi duhet të përballojnë fillimisht prindërit e vetëm?
5 Le të shqyrtojmë punën e administrimit të shtëpisë. «Ka shumë raste në të cilat do të dëshiroje të kishe një burrë pranë,—pohon një grua e divorcuar,—si për shembull, kur makina fillon të bëjë zhurmë, ndërsa ti nuk e di se nga vjen.» Në mënyrë të ngjashme, edhe burrat e divorcuar prej pak kohësh apo që kanë mbetur të ve, mund të gjenden të hutuar nga sasia e madhe e punëve që duhet të kryejnë tani. Për fëmijët, çrregullimi në shtëpi u shtohet ndjenjave të paqëndrueshmërisë dhe të pasigurisë.
6, 7. (a) Çfarë shembulli të shkëlqyeshëm ka lënë «gruaja e aftë» e Proverbave? (b) Në ç’mënyrë zelli në lidhje me përgjegjësitë në shtëpi, ndihmon në familjet me një prind të vetëm?
6 Çfarë mund të ndihmojë? Vëreni shembullin e lënë nga «gruaja e aftë», e përshkruar në Proverbat 31:10-31. Larmia e punëve të kryera prej saj është e habitshme: blerje, shitje, qepje, gatim, investime në prona, punë bujqësie dhe administrim biznesi. Cili ishte sekreti i saj? Ajo ishte e zellshme, punonte deri vonë dhe ngrihej herët për të nisur aktivitetet e saj. Ishte e organizuar mirë, duke u dhënë të tjerëve disa punë, ndërsa disa të tjera i kryente me duart e veta. Nuk habitemi që ajo fitoi lavdi!
7 Nëse je një prind i vetëm, ji i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë Proverbat 21:5, BR) Një baba i vetëm tha: «S’më vete mendja për të gatuar, veçse kur jam i uritur.» Por ushqimi i gatuar me planifikim, zakonisht është më i ushqyeshëm dhe më tërheqës. Gjithashtu, ndoshta duhet të mësosh t’i përdorësh duart në një mënyrë të re. Duke u konsultuar me shoqe të ditura, me libra që përmbajnë këshilla praktike dhe me disa profesionistë të besueshëm, disa nëna të vetme kanë mësuar të lyejnë, të jenë hidroteknike dhe të bëjnë disa riparime të thjeshta në makina.
e tua në shtëpi. Gjej kënaqësi në këtë punë, pasi ka të bëjë shumë me rritjen e lumturisë së fëmijëve të tu. Megjithatë, planifikimi dhe organizimi i duhur janë thelbësorë. Bibla thotë: «Planet e njeriut të zellshëm me siguri sjellin përfitim.» (8. Si mund të ndihmojnë në shtëpi fëmijët e prindërve të vetëm?
8 A do të ishte e arsyeshme t’u kërkonim ndihmë fëmijëve? Një nënë e vetme arsyetoi: «Ekziston dëshira për të kompensuar mungesën e prindit tjetër, duke e bërë sa më të lehtë për fëmijët.» Kjo mund të jetë e kuptueshme, por ndoshta jo gjithmonë për dobinë më të mirë të fëmijës. Në kohët biblike, të rinjve me frikë Perëndie u ishin caktuar punë të përshtatshme. (Zanafilla 37:2; Kënga e këngëve 1:6) Prandaj, edhe pse me kujdes që të mos i rëndosh tepër fëmijët, do të ishte e mençur që t’u caktoje atyre punë të tilla, si kujdesja për larjen e pjatave apo mbajtja pastër e dhomës së tyre. Përse të mos i kryeni bashkë disa punë? Kjo mund t’ju sjellë një gëzim të madh.
SFIDA E SIGURIMIT TË JETESËS
9. Përse nënat e vetme shpesh përballojnë vështirësi financiare?
9 Shumica e prindërve të vetëm e kanë të vështirë të plotësojnë nevojat e tyre financiare dhe nënat e reja të pamartuara zakonisht kalojnë një periudhë * Në ato vende ku ekziston asistenca publike, ato mund ta përdorin me mençuri atë, të paktën derisa të gjejnë ndonjë punë. Bibla u lejon të krishterëve të përdorin sigurime të tilla, kur është e nevojshme. (Romakëve 13:1, 6) Të vejat dhe gratë e divorcuara përballojnë sfida të ngjashme. Shumë prej tyre, të detyruara të rifuten në tregun e punës pasi kanë kaluar vite pune në shtëpi, shpesh mund të gjejnë vetëm ndonjë punë me rrogë të vogël. Disa arrijnë të përmirësojnë gjendjen e tyre, duke u regjistruar në programe stërvitjeje për punë apo në kurse shkollore afatshkurtra.
veçanërisht të rëndë.10. Si mund t’i shpjegojë një nënë e vetme fëmijës, se përse ajo duhet të gjejë një punë në botë?
10 Mos u habit nëse fëmijët nuk janë të lumtur kur ti kërkon punë dhe mos u ndje fajtor. Përkundrazi, shpjegoju përse duhet të punosh dhe ndihmoji të kuptojnë se Jehovai kërkon prej teje që të kujdesesh për ta. (1. Timoteut 5:8) Me kohë, shumica e fëmijëve përshtaten. Megjithatë, përpiqu të kalosh me ta aq kohë, sa të lejon programi yt i ngarkuar. Një kujdes i tillë i dashur, ndoshta mund të ndihmojë në zvogëlimin e ndikimit të ndonjë vështirësie financiare që familja mund të provojë.—Proverbat 15:16, 17.
KUSH ËSHTË AI QË KUJDESET?
11, 12. Cilët kufij duhet të ruajnë prindërit e vetëm dhe si mund ta bëjnë ata këtë?
11 Është e natyrshme që prindërit e vetëm të jenë veçanërisht të afërt me fëmijët e tyre, megjithatë duhet bërë kujdes që kufijtë e vendosur nga Perëndia mes prindërve dhe fëmijëve të mos shkelen. Për shembull, vështirësi
serioze mund të lindin nëse një nënë e vetme pret që i biri të marrë mbi vete përgjegjësitë e burrit në shtëpi apo nëse e trajton vajzën si një njeri të besuar, duke e ngarkuar atë me problemet e veta intime. Një veprim i tillë është i papërshtatshëm, stresues dhe ndoshta mund ta ngatërrojë fëmijën.12 Siguroji fëmijët që ti, si prind, do të kujdesesh për ta; jo e kundërta. (Krahaso 2. Korintasve 12:14.) Ndonjëherë, mund të kesh nevojë për këshilla apo mbështetje. Drejtoju pleqve të krishterë apo ndoshta grave të pjekura të krishtere dhe jo fëmijëve të tu më të vegjël.—Titit 2:3.
RUAJ DISIPLINËN
13. Çfarë problemesh në lidhje me disiplinën mund të përballojë një nënë e vetme?
13 Mbase një burrë mund të mos ketë shumë
probleme për të kryer seriozisht rolin e disiplinuesit, por një grua mund të ketë probleme në këtë drejtim. Një nënë e vetme thotë: «Djemtë e mi kanë trupa dhe zëra burri. Disa herë, është e vështirë të mos dukesh e pavendosur dhe e dobët në krahasim me ta.» Për më tepër, mund të jesh ende e hidhëruar nga vdekja e bashkëshortit të dashur apo ndoshta mund të ndihesh fajtore ose e zemëruar nga thyerja e një martese. Nëse kujdesi i fëmijëve u takon me ligj të dyve, ndoshta mund të kesh frikë se mos fëmija parapëlqen të qëndrojë me bashkëshortin tënd të dikurshëm. Situata të tilla mund ta vështirësojnë ushtrimin e një disipline të ekuilibruar.14. Si mund të mbajnë prindërit e vetëm një pikëpamje të ekuilibruar për disiplinën?
14 Bibla thotë se «fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënën e vet». (Proverbat 29:15) Ti ke mbështetjen e Perëndisë Jehova në vënien dhe në forcimin e rregullave në familje, prandaj s’ka përse të ndihesh fajtore, të të vrasë ndërgjegjja apo të kesh frikë. (Proverbat 1:8) Asnjëherë mos bëj kompromis me parimet biblike. (Proverbat 13:24) Përpiqu të jesh e arsyeshme, e qëndrueshme dhe e vendosur. Me kohë, shumica e fëmijëve përgjigjen. Megjithatë, duhet të marrësh në konsideratë edhe ndjenjat e fëmijëve të tu. Një baba i vetëm thotë: «Disiplina që jap duhet të jetë e zbutur me kuptueshmërinë, për shkak të tronditjes që kanë pësuar nga humbja e mamasë. Flas me ta në çdo rast. Ne kemi disa ‘çaste të rehatshme’ kur përgatisim darkën. Pikërisht në këtë kohë, ata më hapen.»
15. Çfarë duhet të shmangë një prind i divorcuar, kur bie fjala për bashkëshortin e dikurshëm?
15 Nëse je divorcuar, s’bën asgjë të mirë nëse prish respektin për bashkëshortin e dikurshëm. Grindjet e prindërve u sjellin dhimbje fëmijëve dhe së fundi do të *
dobësojnë respektin e tyre për të dy. Prandaj, mos bëj deklarata të tilla, si: «Si ke lënë gjë tët eti!» Çfarëdolloj dhimbjeje që mund të të ketë shkaktuar ish-bashkëshorti, ai apo ajo është ende prindi i fëmijës suaj, i cili ka nevojë për dashurinë, kujdesin dhe disiplinën e të dy prindërve.16. Cilat masa frymore duhet të jenë pjesë e rregullt e disiplinës në një shtëpi me një prind të vetëm?
16 Siç kemi folur edhe në kapitujt paraprakë, disiplina nuk përfshin vetëm ndëshkimin, por edhe stërvitjen dhe mësimin. Shumë probleme mund të shmangen me një program të mirë të stërvitjes frymore. (Filipianëve 3:16) Pjesëmarrja e rregullt në mbledhjet e krishtere është thelbësore. (Hebrenjve 10:24, 25) Po kështu edhe studimi javor familjar i Biblës. Vërtet, nuk është e lehtë ta mbash të rregullt këtë studim. «Pas një dite pune, ke vërtet dëshirë të çlodhesh,—thotë një nënë e kujdesshme. —Por, unë e përgatis veten mendërisht për të studiuar me vajzën, duke e ditur se kjo është diçka që duhet bërë. Asaj i pëlqen me të vërtetë studimi ynë familjar!»
17. Ç’mund të mësojmë prej edukimit të shkëlqyer të shokut të Pavlit, Timoteut?
17 Shoku i apostullit Pavël, Timoteu, me sa duket ka marrë stërvitje në lidhje me parimet biblike nga e ëma dhe nga gjyshja, por jo nga babai. Megjithatë, sa i krishterë shembullor u bë Timoteu! (Veprat 16:1, 2; 2. Timoteut 1:5; 3:14, 15) Në mënyrë të ngjashme, edhe ti mund të shpresosh që të kesh rezultate të favorshme, ndërsa përpiqesh t’i rritësh fëmijët «në disiplinën dhe në rregullin mendor të Jehovait».—Efesianëve 6:4, BR.
TË FITOJMË BETEJËN KUNDËR VETMISË
18, 19. (a) Si mund të shfaqet vetmia te një prind i vetëm? (b) Çfarë këshille është dhënë për të na ndihmuar në kontrollimin e dëshirave të mishit?
18 Një prind i vetëm psherëtiu: «Kur kthehem në shtëpi dhe shoh katër muret, sidomos pasi fëmijët kanë shkuar në shtrat, vetmia më mbyt me të vërtetë.» Po, vetmia është shpesh problemi më i madh që përballon një prind i vetëm. Është e natyrshme të kemi dëshirë për shoqërinë e ngrohtë dhe për intimitetin e martesës. 1. Timoteut 5:11, 12, BR) Do të ishte dëmtuese, po të lejonim që dëshirat e mishit të mbysnin interesat frymore.—1. Timoteut 5:6.
Por, a duhet të përpiqet dikush që ta zgjidhë këtë problem me çdo kusht? Në ditët e apostullit Pavël, disa të veja më të reja lejuan që «nxitjet e tyre seksuale [të] viheshin mes tyre dhe Krishtit». (19 Një burrë i krishterë tha: «Nxitjet seksuale janë shumë të forta, por mund të kontrollohen. Kur në mendje të vjen një mendim, duhet të mos përqendrohesh mbi të. Duhet të çlirohesh prej tij. Mund të jesh i ndihmuar edhe nëse mendon për fëmijët.» Fjala e Perëndisë këshillon: ‘Bëni të vdesin gjymtyrët tuaja në lidhje me urinë seksuale.’ (Kolosianëve 3:5, BR) Sikur të përpiqeshe që të vdiste urija për ushqim, a do të lexoje revista me figura ushqimesh të shijshme, apo, a do të shoqëroheshe me njerëz që vazhdimisht flasin për ushqimin? Vështirë! Është po kaq e vërtetë me dëshirat e mishit.
20. (a) Çfarë rreziku ngrihet për ata që fillojnë një periudhë njohjeje me jobesimtarët? (b) Si e kanë luftuar vetminë njerëzit e vetëm në shekullin e parë dhe sot?
20 Disa të krishterë kanë nisur periudhën e njohjes me jobesimtarë. (1. Korintasve 7:39) A e ka zgjidhur kjo problemin e tyre? Jo. Një grua e krishterë e divorcuar paralajmëroi: «Ka diçka që është shumë më e keqe se të jesh vetëm. Është martesa me personin e gabuar!» Të vejat e krishtere të shekullit të parë, pa dyshim që kanë vuajtur nga vetmia, por ato që ishin të mençura, qëndruan të ishin të zëna ‘duke pritur të huajt, duke u larë këmbët shenjtorëve dhe duke ndihmuar nevojtarët’. (1. Timoteut 5:10) Edhe sot, të krishterët me besim që kanë pritur për shumë vite për të gjetur një bashkëshort me frikë Perëndie, kanë qëndruar të zënë në mënyrë të ngjashme. Një e ve e krishterë 68-vjeçare, filloi të vizitonte të vejat e tjera sa herë që ndihej vetëm. Ajo tha: «Kam parë se duke bërë këto vizita, duke kryer punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur për aspektin tim frymor, s’kam kohë për të qenë e vetme.» Të mësosh të tjerët në lidhje me Mbretërinë e Perëndisë është veçanërisht një punë e mirë dobiprurëse.—Mateu 28:19, 20.
21. Në ç’mënyrë lutja dhe shoqëritë e mira ndihmojnë për të mposhtur vetminë?
21 Duhet pranuar se nuk ekziston ndonjë kurë e mrekullueshme për vetminë. Por, ajo mund të durohet me 1. Timoteut 5:5) Lutjet janë kërkesa të sinqerta, po, lypje për ndihmë, ndoshta me britma të forta dhe lot. (Krahaso Hebrenjve 5:7.) Duke i zbrazur zemrën Jehovait «natë e ditë», mund të ndihesh vërtet i ndihmuar. Për më tepër, shoqëritë e shëndosha mund të bëjnë shumë për të mbushur zbrazëtinë e vetmisë. Me anë të shoqërive të mira, një person mund të marrë «fjalën e mirë», për të cilën flitet në Proverbat 12:25.
fuqinë që jep Jehovai. Kjo fuqi vjen, kur një i krishterë «qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë». (22. Cilat konsiderime mund të vijnë në ndihmë, kur ndjenjat e vetmisë dalin herë pas here në sipërfaqe?
22 Nëse ndjenjat e vetmisë ngrenë krye herë pas here, siç ka të ngjarë që të bëjnë, mos harro se askush nuk ka kushte të përsosura në jetë. Në fakt «vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë» janë duke vuajtur në një mënyrë apo në tjetrën. (1. Pjetrit 5:9) Mos jeto me të shkuarën. (Eklisiastiu 7:10) Rishiko edhe një herë përparësitë që gëzon. Mbi të gjitha, ki vendosmërinë për të mbajtur integritetin dhe për të gëzuar zemrën e Jehovait.—Proverbat 27:11.
SI MUND TË NDIHMOJNË TË TJERËT?
23. Çfarë përgjegjësie kanë shokët e krishterë kundrejt prindërve të vetëm në kongregacion?
23 Mbështetja dhe ndihma e shokëve të tjerë të krishterë nuk ka të çmuar. Jakovit 1:27 thotë: «Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre.» Po, të krishterët janë të detyruar të ndihmojnë familjet me një prind të vetëm. Cilat janë disa mënyra praktike për ta bërë këtë?
24. Në cilat mënyra mund të ndihmohen familjet nevojtare me një prind të vetëm?
24 Mund të jepet ndihmë materiale. Bibla thotë: «Nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë 1. Gjonit 3:17) Fjala origjinale greke e përkthyer «sheh», nuk do të thotë vetëm një shikim i rastit, por një shikim i thellë i qëllimshëm. Kjo tregon se një i krishterë i sjellshëm, së pari mund të njihet më mirë me rrethanat dhe nevojat e familjes. Ndoshta kanë nevojë për para. Disa mund të kenë nevojë për rregullime në shtëpi. Apo mund të vlerësojnë edhe një ftesë të thjeshtë në ndonjë drekë apo grumbullim me qëllim zbavitjeje.
që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?» (25. Si mund të tregojnë bashkë të krishterët dhembshuri kundrejt prindërve të vetëm?
25 Përveç kësaj, 1. Pjetrit 3:8 thotë: «Jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës.» Një nënë e vetme me gjashtë fëmijë tha: «Ka qenë e vështirë dhe ndonjëherë jam ndier e rënduar. Megjithatë, herë pas here, ndonjë nga vëllezërit apo motrat më thoshte: ‘Joana, ti po bën një punë të mirë. Më në fund, do t’ia vlejë barra qiranë.’ Vetëm mendimi se të tjerët të kanë në mendje dhe kujdesen, është mjaft i dobishëm.» Gratë më të moshuara të krishtere mund të jenë veçanërisht frytdhënëse për të ndihmuar gratë e reja që janë prindër të vetëm, duke i dëgjuar me vëmendje kur kanë probleme, të cilat nuk do të ishte me vend t’i bisedonin me burrat.
26. Si mund t’i ndihmojnë burrat e pjekur të krishterë fëmijët jetimë?
26 Burrat e krishterë mund të ndihmojnë në mënyra të tjera. Jobi, që ishte një burrë i drejtë, tha: «Çliroja . . . jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.» (Jobi 29:12) Edhe sot, në mënyrë të ngjashme, disa burra të krishterë interesohen thellësisht për fëmijët jetimë dhe tregojnë me sinqeritet «dashuri prej një zemre të pastër» pa pasur arsye të tjera. (1. Timoteut 1:5) Pa lënë pas dore familjet e tyre, në raste të ndryshme ata mund të marrin masa për të punuar me këta të rinj në shërbimin e krishterë dhe, gjithashtu, mund t’i ftojnë ata të marrin pjesë në studimin familjar apo edhe në zbavitjet. Një mirësi e tillë mund ta shpëtojë për mrekulli një fëmijë jetim nga një rrugë e gabuar.
27. Për çfarë mbështetje mund të jenë të sigurt prindërit e vetëm?
27 Sigurisht, në fund të fundit, prindërit e vetëm duhet ‘të mbajnë barrën e vet’ të përgjegjësive. (Galatasve 6:5) Megjithatë, ata mund të kenë dashurinë e vëllezërve dhe të motrave të krishtere, si dhe të vetë Perëndisë Jehova. Bibla thotë për të: «Ai ndihmon jetimin dhe gruan e ve.» (Psalmi 146:9) Me mbështetjen e tij të dashur, familjet me një prind të vetëm mund t’ia dalin mbanë!
^ par. 9 Nëse një e re e krishterë mbetet shtatzënë, për shkak të një sjelljeje imorale, kongregacioni i krishterë në asnjë mënyrë nuk e shfajëson atë që ajo ka bërë. Por, nëse pendohet, pleqtë e kongregacionit dhe të tjerët mund t’i ofrojnë asaj ndihmë.
^ par. 15 Këtu nuk e kemi fjalën për rastet, në të cilat fëmija mund të ketë nevojë për mbrojtje nga një prind që abuzon me të. Gjithashtu, nëse prindi tjetër përpiqet të dobësojë autoritetin tënd, ndoshta me synimin që t’i nxisë fëmijët për t’u larguar prej teje, do të ishte mirë sikur të flisje me ndonjë mik me përvojë, si për shembull, me pleqtë në kongregacionin e krishterë, për të kërkuar këshilla se si të veprosh në këtë situatë.