Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kapaku i pasmë

Kapaku i pasmë

FAMILJA është institucioni më i vjetër njerëzor që njihet, por sot gjendet në vështirësi. Përhapja frikësuese e abuzimit me drogën dhe e imoralitetit ndër adoleshentët, plaga moderne e divorcit dhe e dhunës në familje, rritja e menjëhershme e numrit të familjeve me një prind, si dhe probleme të tjera serioze i bëjnë disa të pyesin veten nëse do të mbijetojë apo jo jeta familjare.

A është ende e mundur që një familje të jetë një ambient i qëndrueshëm që siguron kujdes, mbrojtje dhe inkurajim për pjesëtarët e saj? Po, nëse pjesëtarët e saj njohin sekretin e vërtetë të lumturisë familjare. Ky sekret nuk është i fshehur. Ai është vënë në jetë dhe ka dalë i suksesshëm për shumë e shumë shekuj. Cili është? Ky libër, Sekreti i lumturisë familjare, jep përgjigjen. Libri jep, gjithashtu, shembuj praktikë që tregojnë se si mund të ndihmojë ky «sekret» për të zgjidhur shumë situata të vështira familjare. A ka njeri sot që nuk ka nevojë për këtë informacion?