Ja një model—Jozefi
Ja një model—Jozefi
Jozefi gjendet në një situatë delikate. Gruaja e zotërisë së tij i është lutur vazhdimisht të kryejë marrëdhënie me të. Tani po e provon prapë. Por Jozefi nuk tundohet. Faktikisht, përgjigjja e tij është një jo e vendosur. «Si mund ta bëj këtë të keqe të madhe e të mëkatoj kundër Perëndisë?»—janë fjalët e tij. Meqë ajo vazhdon të këmbëngulë, duke e tërhequr pas vetes, Jozefi ia mbath pa ngurruar. Po, ai ikën nga shtëpia me vrap. Me këtë, Jozefi tregon se është njeri me forcë morale.—Zanafilla 39:7-12.
Edhe ti mund të gjendesh në ndonjë situatë ku dikush të provokon t’u dorëzohesh impulseve seksuale. Që të rezistosh s’duhet vetëm vetëkontroll. Më parë, duhet të kesh dëshirën që t’i pëlqesh Krijuesit, Perëndisë Jehova. Ja pra, edhe Jozefi kishte dëshira seksuale njësoj si ti. Megjithatë, ai as që e çonte ndër mend t’i plotësonte duke fyer Krijuesin e tij. Po ashtu, edhe ti duhet të jesh i bindur se ndyrësia morale fyen Perëndinë dhe në fund sjell shumë dhembje. Prandaj, përpiqu të zhvillosh e të mbash forcën morale që tregoi Jozefi.