Hyrja
A u krijua jeta apo kemi ardhur thjesht si pasojë e ngjarjeve të rastësishme që s’janë drejtuar nga askush? Të pakta janë pyetjet që shkaktojnë kaq shumë polemika. Megjithatë, përgjigjja ka rëndësi jetësore. Në këtë broshurë, shqyrtohen pyetje si këto:
A u projektua për jetën planeti ynë?
Ç’mund të mësojmë nga projektet që duken qartë në natyrë?
A bazohet në fakte të forta teoria e evolucionit?
A ka vërtetuar shkenca se tregimi biblik i krijimit nuk është i vërtetë?
Pse ka rëndësi çfarë beson ti?