Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 1

Cili është lajmi i mirë?

Cili është lajmi i mirë?

1. Cili është lajmi nga Perëndia?

Perëndia dëshiron ta gëzojmë jetën. Ai e krijoi tokën dhe gjithçka në të ngaqë na do. Së shpejti, do të veprojë që t’u sigurojë një të ardhme më të mirë njerëzve në çdo vend. Do t’i çlirojë nga vuajtjet duke shkulur me rrënjë shkaqet e tyre.​—Lexo Jereminë 29:11.

Asnjë qeveri nuk ka arritur t’i zhdukë dhunën, sëmundjet ose vdekjen. Por ka një lajm të mirë. Edhe pak e Perëndia do t’i zëvendësojë tërë qeveritë njerëzore me qeverinë e tij. Nënshtetasit e saj do të gëzojnë paqe e shëndet të mirë.​—Lexo Isainë 25:8; 33:24; Danielin 2:44.

2. Pse është urgjente t’ia vëmë veshin këtij lajmi të mirë?

Vuajtjet do të marrin fund vetëm kur Perëndia t’i fshijë nga faqja e dheut të ligjtë. (Sofonia 2:3) Kur do të ndodhë kjo? Fjala e Perëndisë i kishte parathënë kushtet që sot po kërcënojnë ekzistencën e njerëzimit. Ngjarjet e ditëve tona tregojnë se shumë shpejt Perëndia do të veprojë.​—Lexo 2 Timoteut 3:1-5.

3. Ç’duhet të bëjmë?

Duhet të mësojmë për Perëndinë nga Fjala e tij, Bibla. Ajo është si letra e një babai të dashur. Na tregon si të gëzojmë një jetë më të mirë sot dhe jetën e përhershme në tokë në të ardhmen. Mbase disa mund të të shohin shtrembër që dikush po të ndihmon të kuptosh Biblën. Por sa e trishtueshme është të të ikë nga duart mundësia për një të ardhme më të mirë!​—Lexo Proverbat 29:25; Zbulesën 14:6, 7.