Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

INDONEZIA

I çmonte thesaret në qiell

Tio Seng Bi

I çmonte thesaret në qiell
  • LINDUR: 1906

  • PAGËZUAR: 1937

  • TË DHËNA: Plak kongregacioni besnik që vuajti nga dhuna raciale.—Treguar nga e bija, Tio So Nio.

NË MAJ të 1963-shit në të gjithë Javën Perëndimore plasën trazirat kundër kinezëve. Qyteti që u prek më tepër ishte Sukabumi, ku familja jonë kishte një biznes transporti me kamionë. Qindra njerëz të tërbuar, madje edhe disa nga fqinjët, u dyndën me forcë në shtëpinë tonë. U strukëm pas njëri-tjetrit nga tmerri ndërsa kryengritësit thyenin e plaçkitnin orenditë tona.

Kur u larguan, fqinjët e tjerë erdhën për të na ngushëlluar. Babai u ul me ta përtokë në dhomën e ndenjjes. Atje, në mes të gjërave tona të bëra copë-copë, gjeti Biblën e vet të madhe në gjuhën sundaneze. E hapi dhe u shpjegoi fqinjëve se këto probleme ishin parashikuar. Pastaj u tregoi për shpresën e bukur për Mbretërinë.

Babai nuk u dha asnjëherë pas grumbullimit të thesareve në tokë. Ai na kujtonte shpesh: «Adhurimi i Jehovait duhet të jetë i pari.» Falë shembullit që la me zellin e tij, pranuan të vërtetën mamaja, ne gjashtë fëmijët, gjyshi 90-vjeçar dhe shumë nga të afërmit e fqinjët tanë.