Falja
Sa bujar është Jehovai kur fal?
Shih edhe 2Pj 3:9
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ps 78:40, 41; 106:36-46—Jehovai e falte vazhdimisht popullin e tij të pabindur, edhe pse mëkatet e tyre ia copëtonin zemrën
-
Lu 15:11-32—Për të treguar si fal Jehovai, Jezui përdori shembullin e një babai të mëshirshëm, i cili fal djalin e tij rebel kur pendohet
-
Çfarë bëri Jehovai që të na faleshin mëkatet?
-
Shembuj nga Bibla:
-
He 9:22-28—Apostulli Pavël shpjegoi se gjaku i Krishtit është i vetmi mjet për faljen e mëkateve
-
Zb 7:9, 10, 14, 15—Apostulli Gjon shkroi se Perëndia fal mëkatet e ‘shumicës së madhe’ ngaqë besojnë te flijimi i Jezuit
-
Nëse duam që Jehovai të na falë, ç’duhet të bëjmë kur të tjerët mëkatojnë kundër nesh?
Mt 6:14, 15; Mr 11:25; Lu 17:3, 4; Jk 2:13
-
Shembuj nga Bibla:
-
Jb 42:7-10—Para se ta shëronte e ta bekonte Jobin, Jehovai i kërkoi të lutej për 3 burrat që kishin folur kundër tij
-
Mt 18:21-35—Me anë të një ilustrimi, Jezui tregoi sa rëndësi ka të falim të tjerët nëse duam që Jehovai të na falë
-
Pse është e rëndësishme ta rrëfejmë një mëkat që bëjmë, dhe të pendohemi sinqerisht?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ps 32:1-5; 51:1, 2, 16, 17—Mbreti David u ndie i dërrmuar e zemërthyer për shkak të mëkateve të tij të rënda dhe u pendua sinqerisht
-
Jk 5:14-16—Jakovi shpjegoi se, kur bëjmë një mëkat serioz, duhet të flasim me pleqtë
-
Ç’ndryshime duhet të bëjmë nëse duam që Jehovai të na falë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Mb 21:27-29; 2Kr 18:18-22, 33, 34; 19:1, 2—Mbreti Akab u përul kur mori vesh se Jehovai do ta ndëshkonte, por nuk u pendua sinqerisht për atë që kishte bërë, ndaj Jehovai vazhdoi ta konsideronte të lig dhe e dënoi me vdekje
-
2Kr 33:1-16—Mbreti Manase ishte tepër i lig, por, kur u pendua, Jehovai e fali. Manaseu tregoi se ishte penduar vërtet pasi u përpoq të zhdukte idhujtarinë dhe të nxiste adhurimin e pastër
-
Deri në ç’masë i fal Jehovai mëkatarët e penduar?
Ps 103:10-14; Is 1:18; 38:17; Jr 31:34; Mi 7:19
-
Shembull nga Bibla:
-
2Sa 12:13; 24:1; 1Mb 9:4, 5—Ndonëse Davidi kreu mëkate shumë të rënda, ai u pendua dhe Jehovai e fali, madje më vonë, Ai tha për të se ishte njeri me integritet
-
Si e imitoi Jezui gatishmërinë e Jehovait për të falur?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mt 26:36, 40, 41—Dishepujt më të afërt të Jezuit i zuri gjumi kur ai kishte më shumë nevojë për ta, megjithatë Jezui e kuptoi që ata ishin të lodhur
-
Mt 26:69-75; Lu 24:33, 34; Ve 2:37-41—Edhe pse Pjetri e mohoi 3 herë Jezuin, ai e fali apostullin e penduar; pasi u ringjall, Jezui iu shfaq Pjetrit dhe i dha caktime të rëndësishme në kongregacion
-
Nga e dimë se falja e Jehovait ka një kufi?
Mt 12:31; He 10:26, 27; 1Gjo 5:16, 17
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mt 23:29-33—Jezui i paralajmëroi skribët dhe farisenjtë se si grup nuk do t’i shpëtonin gjykimit të Gehenës, pra shkatërrimit të përhershëm
-
Gjo 17:12; Mr 14:21—Jezui e quajti Judë Iskariotin ‘bir të shkatërrimit’ dhe tha për këtë tradhtar se do të ishte më mirë të mos kishte lindur
-
Çfarë do të na ndihmojë të jemi të gatshëm të falim?