Mëkati
Çfarë është mëkati, dhe pse na prek të gjithëve?
Si na siguron Bibla se është e mundur t’i luftojmë prirjet mëkatare?
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Sa 11:2-5, 14, 15, 26, 27; 12:1-13—Pasi mbreti David mori disiplinë të fortë për një mëkat shumë të rëndë, u përpoq fuqimisht të tregonte se ishte penduar
-
Ro 7:15-24—Edhe pse apostulli Pavël kishte besim të fortë dhe ishte i përkushtuar ndaj Perëndisë, prapëseprapë i duhej të punonte shumë që të mbante nën kontroll prirjet mëkatare
-
Pse mëkatojnë shumë njerëz?
Ve 3:17; 17:29, 30; 1Ti 1:13; 1Pj 1:14
Shih edhe Nu 15:27-29
Pse është shumë e rëndë të praktikosh me dashje mëkatin?
Shih edhe Nu 15:30; Ro 1:28-32; 1Ti 5:20
Si mund t’i tundojë Satanai shërbëtorët e Perëndisë të mëkatojnë?
Pr 1:10, 11, 15; Mt 5:28; Jk 1:14, 15
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 3:1-6—Me anë të një gjarpri, Satanai e shtyu Evën të ishte egoiste e lakmitare, dhe kjo i dobësoi besimin te Jehovai
-
Pr 7:6-10, 21-23—Mbreti Solomon përshkroi si një djalë i ri pa gjykim të mirë, iu dorëzua tundimit të një gruaje imorale
-
Si mund t’u rezistojmë tundimeve të Satanait?
Cilat janë disa mëkate të rënda që duhet të shmangim?
Shih «Praktikat e gabuara»
Rrëfimi i mëkateve
Pse nuk duhet të përpiqemi t’i fshehim mëkatet tona?
Kujt duhet t’ia rrëfejmë të gjitha mëkatet tona?
Kush vepron si «ndihmës», duke ndërmjetësuar për ne para Jehovait?
Si mund ta tregojë dikush se është penduar për atë që ka bërë?
Shih edhe «Pendimi»
-
Shembuj nga Bibla:
-
Eks 22:1-12—Në Ligjin e Moisiut, një hajduti i kërkohej t’i kompensonte të tjerët për gjërat që u kishte vjedhur
-
Lu 19:8, 9—Zakeu, një kryetaksambledhës, tregoi se ishte penduar, duke ndryshuar sjellje dhe duke kthyer gjërat që kishte marrë me mashtrim
-
Pse mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na falë?
Shih «Falja»
Cilët ka caktuar Jehovai si përgjegjës për të ndihmuar dikë që ka kryer një mëkat të rëndë dhe për të mbrojtur kongregacionin?
Çfarë ndikimi mund të ketë mëkati i rëndë i dikujt te pjesëtarët e tjerë të familjes ose në kongregacion?
Shih edhe Lp 29:18
-
Shembuj nga Bibla:
-
Js 7:1-13, 20-26—Akani solli një gjëmë mbi gjithë Izraelin, ngaqë kreu një mëkat të rëndë dhe u përpoq ta fshihte
-
Jn 1:1-16—Ngaqë nuk iu bind Jehovait, profeti Jona vuri në rrezik jetën e të gjithëve atyre që ishin në anije me të
-
1Ko 5:1-7—Apostulli Pavël nxori në shesh një mëkat të rëndë që po dëmtonte gjithë kongregacionin e Korintit
-
Pse nuk duhet të lejojmë që frika nga disiplina të na pengojë t’u kërkojmë ndihmë pleqve?
Pse duhet ta pranojmë faljen e Jehovait në vend se të vazhdojmë të jemi të hidhëruar për një mëkat që kemi bërë në të kaluarën?
Shih «Falja»
Nëse marrim vesh se është bërë një mëkat i rëndë, pse duhet të sigurohemi që ai që ka kryer mëkatin të flasë me pleqtë e kongregacionit?
-
Shembull nga Bibla:
-
Lp 13:6-9; 21:18-20—Në Ligjin e Moisiut kërkohej që të raportohej një mëkat i rëndë, edhe kur e kishte bërë një pjesëtar i familjes ose një njeri i shtrenjtë
-