Përzierja e feve
A adhurojnë të njëjtin Perëndi të gjithë njerëzit fetarë?
A i pranon Jehovai fetë e shumta që mësojnë doktrina të ndryshme?
Mt 7:13, 14; Gjo 17:3; Ef 4:4-6
-
Shembuj nga Bibla:
-
Js 24:15—Josiu tregoi se para nesh kemi dy zgjedhje: t’i shërbejmë Jehovait ose jo
-
1Mb 18:19-40—Me anë të profetit Elija, Jehovai tregoi se adhuruesit e Perëndisë së vërtetë nuk duhet të përfshihen në adhurimin e perëndive të tjera, si Baali
-
Ç’mendon Jehovai për perënditë e rreme dhe për mënyrën si i adhurojnë njerëzit?
Çfarë mendon Jehovai për adhurimin që duket sikur është për të, ama është i ndotur me praktika që i urren?
Is 1:13-15; 1Ko 10:20-22; 2Ko 6:14, 15, 17
-
Shembuj nga Bibla:
-
Eks 32:1-10—Jehovai u zemërua shumë kur Aroni, për shkak të presionit të izraelitëve, bëri një statujë viçi dhe e përdori për të kremtuar «një festë për Jehovain»
-
1Mb 12:26-30—Ngaqë nuk donte që populli të shkonte në tempullin e Jerusalemit, mbreti Jeroboam bëri idhuj që tha se përfaqësonin Jehovain, duke e shtyrë kështu popullin të mëkatonte
-
Çfarë u tha Jehovai izraelitëve për lidhjet që duhet të kishin me ata që adhuronin perëndi të tjera?
Si reagoi Jehovai kur populli u përfshi në praktika të feve të tjera?
Gjy 10:6, 7; Ps 106:35-40; Jr 44:2, 3
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Mb 11:1-9—Mbreti Solomon, nën presionin e grave të huaja, e fyeu Jehovain duke nxitur adhurimin e perëndive të tjera
-
Ps 78:40, 41, 55-62—Asafi përshkroi se Jehovai u lëndua nga rebelimi dhe idhujtaria e Izraelit, ja pse e hodhi poshtë popullin e tij
-
A i mbështeti Jezui mësimet fetare që binin ndesh me Fjalën e Perëndisë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mt 16:6, 12—Jezui i krahasoi mësimet e farisenjve dhe të saducenjve me majanë, ngaqë mësimet e rreme përhapen shpejt dhe i ndotin të vërtetat e pastra të Fjalës së Perëndisë
-
Mt 23:5-7, 23-33—Jezui i dënoi me forcë mësimet e rreme dhe sjelljen hipokrite të skribëve dhe të farisenjve
-
Mr 7:5-9—Jezui i demaskoi skribët dhe farisenjtë, ngaqë u jepnin më shumë rëndësi traditave njerëzore se mësimeve të Fjalës së Perëndisë
-
A i nxiti Jezui dishepujt të krijonin grupe të ndryshme fetare?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Gjo 15:4, 5—Jezui përdori shembullin e një hardhie për të ilustruar unitetin që dishepujt e tij duhej të kishin me të dhe me njëri-tjetrin
-
Gjo 17:1, 6, 11, 20-23—Natën e fundit me apostujt, para ekzekutimit, Jezui u lut për unitetin e të gjithë dishepujve të tij të vërtetë
-
A kishin të njëjtat bindje dhe a e adhuronin Jehovain në të njëjtën mënyrë kongregacionet e të krishterëve në shekullin e parë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ve 11:20-23, 25, 26—Kongregacionet në Antioki dhe Jerusalem ishin në unitet me njëri-tjetrin dhe bashkëpunonin ngushtësisht
-
Ro 15:25, 26; 2Ko 8:1-7—Gjatë periudhave të vështira, kongregacione të ndryshme të shekullit të parë dhanë dhurata bujare për të ndihmuar njëri-tjetrin, duke treguar se i bashkonte dashuria
-
A mjafton që ndjekësit e një feje të thonë se kanë besim te Krishti që Perëndia ta pranojë atë fe?
Nëse dikush devijon nga mësimet e Krishtit dhe të apostujve, a ka vlerë adhurimi i tij?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mt 13:24-30, 36-43—Jezui përdori një ilustrim për të treguar se, ashtu si egjra mbin në një arë, ashtu edhe shumë të krishterë të rremë do të shfaqeshin e do të futeshin tinëzisht në kongregacion
-
1Gjo 2:18, 19—Apostulli i moshuar Gjon zbuloi se, në fund të shekullit të parë, tashmë ishin shfaqur shumë antikrishtër
-
Çfarë ndodh nëse në kongregacion tolerohen doktrina të rreme dhe sjellje që bien ndesh me parimet e Biblës?
Çfarë duhet të bëjnë të krishterët e vërtetë që të qëndrojnë të bashkuar?
Pse të krishterët nuk duhet të përfshihen në adhurimin e rremë?
Pse është e drejtë dhe e dobishme të demaskojmë mësimet e rreme fetare?
Pse nuk duhet të habitemi kur njerëz fetarë, që i kundërvihen adhurimit të pastër, na sulmojnë dhe na përndjekin?