KËNGA 7
Jehova, je forca jonë
-
1. O Shpëtimtari yn’, At’ Jehova,
na mbron e na jep forc’ ti për gjithçka.
Ngrem’ zërat At’ për ty plot krenari,
pa frik’ e pa ngurrim japim dëshmi!
(REFRENI)
Sovran Jehova, fortes’ je për ne,
në krahët e tu mund të gjejm’ streh’.
Je Shkëmbi yn’, o At’, je forca jon’,
në dorën tënde lëm’ gjith’ jetën ton’!
-
2. Zbret drit’ e qart’ nga ti, sa fort ndriçon,
syt’ shohin drejtësi, zemra gëzon!
Kur Shkrimet i shqyrtojm’, marrim fuqi
e të përkrahim ty me besnik’ri.
(REFRENI)
Sovran Jehova, fortes’ je për ne,
në krahët e tu mund të gjejm’ streh’.
Je Shkëmbi yn’, o At’, je forca jon’,
në dorën tënde lëm’ gjith’ jetën ton’!
-
3. Të bëjm’ vullnetin tënd, ësht’ ëndja jon’
dhe asnjë forc’ e lig’ nuk na frik’son!
As kërcënimi, as vdekja s’na ndan
nga ti, o Jehova, o At’ Sovran.
(REFRENI)
Sovran Jehova, fortes’ je për ne,
në krahët e tu mund të gjejm’ streh’.
Je Shkëmbi yn’, o At’, je forca jon’,
në dorën tënde lëm’ gjith’ jetën ton’!
(Shih edhe 2 Sam. 22:3; Psal. 18:2; Isa. 43:12.)