KËNGA 87
Eja, gjej për shpirtin freski!
-
1. Kudo hedhim syt’ ligësia sundon,
dhe bota ësht’ krejt e pabes’.
Lëngon njerëzimi që endet në terr,
kërkon udhëheqje dhe shpres’.
Forcojm’ njëri-tjetrin kur mblidhemi bashk’,
se japim e gjejm’ dashuri.
Kalitim besimin te ti, Jehova,
aty gjejm’ për shpirtin freski.
Të çmuara mbledhjet, pas dore s’i lëm’,
e mbushin me drit’ jetën ton’.
E bëjn’ të vërtetën të ndrij’ dhe më fort,
jan’ vendi ku zemra gëzon.
-
2. Kush tjetër na do aq sa ti, Jehova?
Çfar’ kemi nevoj’ ti e di.
Plot’sisht të besojm’, ja pse mblidhemi bashk’,
dëgjojm’ e fitojm’ mençuri.
Barinjt’ e palodhur që prijn’ me guxim,
jan’ shembuj besimi për ne.
Vëllezër e motra të shtrenjt’ na rrethojn’,
burim ngushëllimi dhe streh’.
E teksa k’të bot’ errësira e bren,
dhe dita e dit’ve afron,
prej mbledhjeve tona ne marrim kuraj’,
e bëjm’ më të zjarrt’ shpresën ton’.
(Shih edhe Psal. 37:18; 140:1; Prov. 18:1; Efes. 5:16; Jak. 3:17.)