Përdoret mirë një videokasetë e fuqishme
Përdoret mirë një videokasetë e fuqishme
KUR ishte vetëm 12 vjeçe, Tili përfitoi nga një rast për të dhënë dëshmi në shkollë. Klasa po studionte Luftën II Botërore dhe doli tema e Holokaustit. Tili i tha mësueses se jo vetëm hebrenjtë, por edhe Dëshmitarët e Jehovait i kishin torturuar dhe vrarë gjatë asaj periudhe të tmerrshme. Mësuesja pranoi që Tili të sillte në klasë videokasetën Trekëndëshat vjollcë (anglisht). Para se të shfaqej videokaseta, mësuesja i tha klasës: «Për shkak të numrit të madh të hebrenjve që u vranë gjatë Holokaustit, shumë të tjerë që u persekutuan kanë mbetur në hije. Dëshmitarët e Jehovait janë një nga këto grupe.»
Mësueses i bëri kaq shumë përshtypje videokaseta, sa ia dha një mësueseje tjetër që ta përdorte në klasën e saj. Tilit i erdhi ndër mend se vëllanë e mësuesit të klasës së katërt e kishin vrarë nazistët gjatë Holokaustit. Ia çoi videokasetën edhe atij mësuesi, dhe ai e pa po atë mbrëmje.
Gjithsej, më shumë se 60 veta e panë videokasetën Trekëndëshat vjollcë, e kjo ngjalli interes të madh. E gjithë kjo ndodhi ngaqë një vajzë pati kurajë të fliste rreth besimit të saj.—Psalmi 8:2.