Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A dëshiron të jesh miku i Perëndisë?

A dëshiron të jesh miku i Perëndisë?

A dëshiron të jesh miku i Perëndisë?

● Si do t’i përgjigjeshe kësaj pyetjeje? Një vajzë në një rajon të izoluar të shtetit të Guerreros, në Meksikë, tha se sipas saj kjo nuk ishte e mundur. Dy vajza Dëshmitare të Jehovait po i tregonin broshurën Ti mund të jesh miku i Perëndisë!, në gjuhën e saj. Ajo u mahnit që kjo broshurë ishte në gjuhën tlapaneke, pasi në këtë gjuhë kishte parë vetëm botime të qeverisë.

Dy vajzat i shpjeguan se pikërisht ky botim ishte provë se Krijuesi e donte, pasi nëpërmjet broshurës ajo mund ta njihte. Vajza nisi të lexonte me zell mësimin e parë, me titull: «Perëndia të fton të bëhesh miku i tij.» Pasi e mbaroi, tha: «Unë dua të jem mike e Perëndisë. A mund të më gjeni një Bibël?» Kur Dëshmitaret u kthyen t’i jepnin Biblën, mamaja e vajzës u kërkoi të qëndronin e t’u mësonin gjëra të tjera.

Gjuha tlapaneke është vetëm një nga 17 gjuhët indiane në Meksikë në të cilat shtypet broshura Ti mund të jesh miku i Perëndisë! Në mbarë botën, është në dispozicion në 278 gjuhë (edhe në gjuhën Braile). Nëse do një kopje, mund ta kërkosh duke plotësuar kuponin shoqërues e duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj broshurën e treguar këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.