Pikëpamja e Biblës
A mund të justifikohet homoseksualizmi në ndonjë rast?
HOMOSEKSUALIZMI vazhdon të pranohet gjithnjë e më tepër në shumë vende. Një grup në një kishë të Shteteve të Bashkuara po kërkon që, nën dritën e «mençurisë bashkëkohore», të bëhet një interpretim i ri për atë që thotë Bibla rreth homoseksualizmit. Edhe një pastor në Brazil që kohët e fundit u martua me një burrë tjetër, sugjeroi që «të rishqyrtohet Bibla» në mënyrë që t’i bëhet vend pikëpamjes bashkëkohore të kishës së tij.
Nga ana tjetër, ata që nuk i miratojnë aktet homoseksuale, shpesh etiketohen si homofobikë ose paragjykues. Por çfarë thotë në të vërtetë Bibla për homoseksualizmin?
Çfarë thotë Bibla?
Bibla nuk nxit paragjykimin ndaj njerëzve. Por, pikëpamja e saj për aktet homoseksuale është e qartë.
«Mos u shtri me një burrë, njësoj siç shtrihesh me një grua. Kjo është gjë e pështirë.»—Levitiku 18:22.
Ky urdhërim ishte një prej shumë ligjeve morale në Ligjin e Moisiut që iu dha në veçanti kombit të Izraelit. Sidoqoftë, ai shprehte pikëpamjen e Perëndisë për homoseksualizmin me fjalët «është gjë e pështirë» dhe kjo vlente qoftë për judenjtë, qoftë për jojudenjtë. Për kombet përreth Izraelit homoseksualizmi, incesti, kurorëshkelja dhe gjëra të tilla të ndaluara nga Ligji, ishin të zakonshme. Prandaj, Perëndia i shikonte ato kombe si të papastra. (Levitiku 18:24, 25) A ndryshoi pikëpamja e Biblës gjatë epokës së krishterimit? Shqyrtoni shkrimin e mëposhtëm:
«Perëndia i dorëzoi në uri të turpshme seksuale, sepse edhe femrat e tyre i ndryshuan marrëdhëniet e natyrshme seksuale me marrëdhënie të panatyrshme. Edhe meshkujt i lanë marrëdhëniet e natyrshme seksuale me femrat, dhe epshet e tyre u ndezën fort kundrejt njëri-tjetrit, meshkuj me meshkuj, duke bërë gjëra të ndyra.»—Romakëve 1:26, 27.
Pse i cilëson Bibla aktet homoseksuale si të panatyrshme dhe të ndyra? Sepse ato janë akte seksuale që Krijuesi ynë nuk i kishte si qëllim. Nga marrëdhëniet homoseksuale nuk vijnë pasardhës. Bibla i krahason aktet homoseksuale me marrëdhëniet seksuale që engjëjt rebelë (më vonë të quajtur demonë) kryen me gratë para Përmbytjes së ditëve të Noesë. (Zanafilla 6:4; 19:4, 5; Juda 6, 7) Perëndia i konsideron të dyja këto lloj marrëdhëniesh si të panatyrshme.
A ka faktorë që e justifikojnë homoseksualizmin?
Disa mund të pyesin: «A i justifikon prejardhja gjenetike, ambienti ku janë rritur ose përvojat traumatike, si abuzimi seksual, ata që u dorëzohen dëshirave homoseksuale?» Jo, aspak. Mendoni për këtë: dikush mund të ketë atë prirje që shkencëtarët e quajnë prirje e trashëguar ndaj alkoolizmit, ose mund të jetë rritur në një familje ku abuzimi me alkoolin ishte i zakonshëm. Sigurisht, shumicës prej nesh do t’i dhimbsej dikush që është rritur në rrethana të tilla. Por, kurrsesi nuk do ta nxitnim të abuzonte me alkoolin ose të hiqte dorë nga lufta kundër këtij vesi, vetëm e vetëm se ka lindur me atë prirje ose është rritur në një ambient të atillë.
Po kështu, edhe pse Bibla nuk i dënon ata që luftojnë me prirjet homoseksuale, ajo nuk Romakëve 7:21-25; 1 Korintasve 9:27) Madje Bibla ofron ndihmë praktike dhe inkurajim që këta individë të vazhdojnë luftën e të mos bien pre e dëshirave homoseksuale.
toleron në asnjë mënyrë dorëzimin ndaj kësaj prirjeje, qoftë kur është e trashëguar, qoftë kur vjen nga ndonjë faktor tjetër. (Cili është vullneti i Perëndisë për njerëzit me dëshira homoseksuale?
Bibla na siguron se vullneti i Perëndisë është që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Timoteut 2:4) Megjithëse nuk i miraton aktet homoseksuale, Bibla nuk nxit urrejtjen ndaj vetë homoseksualëve.
Pra, kuptohet se pikëpamja e Perëndisë për homoseksualizmin nuk mund të zbutet. Te 1 Korintasve 6:9, 10, Bibla thotë qartë se ‘burrat që shkojnë me burra’ renditen ndër ata që «nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë». Por te vargu 11 shton fjalët që japin zemër: «Megjithatë, të tillë ishit disa nga ju. Mirëpo jeni larë, jeni shenjtëruar, jeni shpallur të drejtë në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe me frymën e Perëndisë tonë.»
Qartë, ata që dëshironin me gjithë zemër të adhuronin Perëndinë sipas kërkesave të tij, priteshin ngrohtësisht në gjirin e kongregacionit të hershëm të krishterë. E njëjta gjë vlen edhe sot për të gjithë ata me zemër të sinqertë që e kërkojnë miratimin e Perëndisë, jo duke interpretuar përsëri Biblën, por duke jetuar në përputhje me të.
A DONI TË DINI?
● Cila është pikëpamja e Biblës për aktet homoseksuale?—Romakëve 1:26, 27.
● A është diskriminuese Bibla ndaj njerëzve që kanë dëshira homoseksuale?—1 Timoteut 2:4.
● A është e mundur të rrimë larg akteve homoseksuale?—1 Korintasve 6:9-11.
[Figura në faqen 29]
A duhet interpretuar sërish pikëpamja e Perëndisë për homoseksualizmin?