Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të rinjtë pyesin

A është e gabuar të kesh popullaritet?

A është e gabuar të kesh popullaritet?

Plotësoni fjalinë me një nga këto fjalë:

․․․․․ është mirë të kesh popullaritet.

  1. A. Gjithmonë

  2. B. Ndonjëherë

  3. C. Kurrë

PËRGJIGJJA e saktë është «B-ja». Pse? Sepse të kesh popullaritet thjesht do të thotë të jesh i pëlqyer nga shumë njerëz dhe kjo nuk është gjithmonë e gabuar. Bibla paratha se të krishterët do të ishin ‘dritë e kombeve’ dhe do të ishin tërheqës për njerëzit. (Isaia 42:6; Veprat 13:47) Në këtë kuptim, mund të thuhet se të krishterët gëzojnë popullaritet.

A e dije?

Jezui kishte popullaritet. Që kur ishte i ri, fitoi «pëlqimin e Perëndisë dhe të njerëzve». (Luka 2:52) Bibla thotë se kur u rrit, «turma të mëdha e ndiqnin nga Galilea dhe Dekapoli, nga Jerusalemi dhe Judea, si dhe nga përtej Jordanit».​—Mateu 4:25.

Pse nuk ishte e gabuar kjo?

Sepse Jezui nuk kërkonte lavdi ose nuk synonte popullaritet dhe as nuk donte me çdo kusht pëlqimin e të tjerëve. Jezui thjesht bënte atë që ishte e drejtë dhe nga kjo herë pas here binte në sy për mirë. (Gjoni 8:29, 30) Njëkohësisht, Jezui e kuptonte se miratimi i njerëzve të paqëndrueshëm ishte i përkohshëm. Ai e dinte se pas ca kohësh ata do ta vrisnin.​—Luka 9:22.

Përfundimi:

Popullariteti është si pasuria. Ta kesh nuk është gjithmonë e gabuar. Problemi qëndron tek ajo që bëjmë për ta fituar apo për ta mbajtur.

Kujdes!

Shumë të rinj do të bënin gjithçka për të fituar popullaritet. Disa përpiqen t’u pëlqejnë të tjerëve duke u shkuar pas fijes. Kurse disa bëjnë të fortin duke i detyruar të tjerët që t’i admirojnë, qoftë edhe nga frika. a

Në faqet vijuese do të shqyrtojmë dy udhë zhgënjyese drejt popullaritetit. Pastaj do të shohim një udhë më të mirë.

 

a Bibla flet për disa prepotentë të quajtur «nefilimë», që përshkruhen edhe si «burra me famë». Atyre u interesonte kryesisht të fitonin lavdi.​—Zanafilla 6:4.