VENDE DHE POPUJ
Një vizitë në Kamerun
BAKAT
Banorët e fshatrave të Kamerunit shquhen për mikpritje. Ata i përshëndetin vizitorët, i mikpresin në shtëpi dhe u vënë para ushqim e ujë. Të refuzosh mikpritjen e të zotit të shtëpisë konsiderohet fyerje, ndërsa ta pranosh ftesën është kompliment.
Biseda nis duke përshëndetur pjesëtarët e familjes dhe duke i pyetur si po ia çojnë. Madje, është zakon të pyesësh edhe si i kanë kafshët. «Kur miku ngrihet të ikë, nuk mjafton t’i thuash një ‘mirupafshim’,—shpjegon Jozefi, një vendës.—Shpesh i zoti i shtëpisë e përcjell një copë udhë dhe vazhdon bisedën me të. Pastaj, në njëfarë pike, e përshëndet dhe kthehet në shtëpi. Nëse nuk e trajtojnë kështu, mysafiri mund të ndihet sikur s’e begenisën.»
Kur një grup miqsh mblidhen për një vakt, ndodh të hanë nga e njëjta pjatë