Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Botë

Çrrënjosja e urisë nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e ushqimit. Sipas llogaritjeve, sot fermerët prodhojnë ushqim të mjaftueshëm për 12 miliardë njerëz​—5 miliardë më shumë se popullsia aktuale e planetit tonë. Problemet lidhen më tepër me fitimin, shpërndarjen dhe shpërdorimin.

Britani dhe Shtetet e Bashkuara

Thuajse çereku (24 për qind) i nëpunësve të financës që u anketuan, mendojnë se «mund të jetë e nevojshme të përfshihen në sjellje të pamoralshme ose të paligjshme që të jenë të suksesshëm». Gjashtëmbëdhjetë për qind pranuan se do ta bënin një krim «nëse do t’ia hidhnin pa u lagur».

Argjentinë

Në Argjentinë, 3 në 5 mësues kërkojnë leje për shkak të stresit ose të dhunës në vendin e punës.

Koreja e Jugut

Së shpejti, individët që jetojnë vetëm do të jenë lloji më i zakonshëm «i familjeve» në Korenë e Jugut.

Kinë

Mendohet se dy të tretat e qyteteve të Kinës nuk do t’i plotësojnë standardet e reja qeveritare për cilësinë e ajrit, që do të hyjnë në fuqi më 2016. Veç kësaj, cilësia e ujit të nxjerrë nga shumica e burimeve nëntokësore është klasifikuar si «e keqe ose jashtëzakonisht e keqe».