Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Itali

Në vitin 2011, në Itali, biçikletat ia kaluan shitjes së makinave. Ndër arsyet e mundshme janë kriza ekonomike, kostoja e karburantit dhe e mirëmbajtjes së makinave. Nga ana tjetër, biçikletat mirëmbahen pa shumë shpenzime, përdoren kollaj dhe janë praktike.

Armeni

Sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, qeveria armene u shpall fajtore se dhunoi të drejtat e 17 të rinjve Dëshmitarë të Jehovait, të cilët u dënuan pasi nuk pranuan të kryenin shërbim civil nën mbikëqyrjen e autoriteteve ushtarake. Qeverisë iu kërkua t’i dëmshpërblente e t’u paguante shpenzimet ligjore të 17 Dëshmitarëve.

Japoni

Nga fëmijët që ranë viktima të krimeve, ku kishin gisht sitet e rrjeteve shoqërore, 63 për qind nuk ishin paralajmëruar nga prindërit për rreziqet e mundshme. Nga 599 rastet që u shqyrtuan, 74 për qind e abuzuesve të supozuar pranuan se arsyeja pse i përdornin këto site ishte që të bënin seks me të miturit.

Kinë

Në përpjekje për të lehtësuar trafikun e rënduar, qytetet e mëdha po kufizojnë regjistrimin e automjeteve të reja. Për shembull, Pekini do të bëjë jo më tepër se 240.000 regjistrime në vit. Në gusht të vitit 2012, për 1.050.000 veta që aplikuan, u lëshuan 19.926 certifikata regjistrimi. Kjo do të thotë se vetëm 1 në 53 aplikues ia dolën të regjistroheshin.