Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Shtetet e Bashkuara

Sipas një studimi, thuajse një e treta e këmbësorëve nuk e kishin mendjen kur kalonin në rrugë me trafik, sepse dëgjonin muzikë, flisnin në telefon etj. Shpërqendrimi më i rrezikshëm ishte shkrimi i mesazheve. Ata që shkruanin mesazhe e kalonin rrugën 18 për qind më ngadalë. Gjithashtu, mundësia për të mos ia vënë veshin semaforit, për të kaluar në vend të papërshtatshëm ose pa parë majtas e djathtas, ishte 3,9 herë më e madhe.

Nigeri

Trafikantët e qenieve njerëzore i detyrojnë gratë që çojnë nga Nigeria në Evropë të bëjnë një ritual në faltoret e kultit juju për t’u betuar që nuk do të kallëzojnë. Për t’i nënshtruar dhe për t’u siguruar që do t’i kenë nën kontroll si skllave seksi, trafikuesit shfrytëzojnë frikën e tyre të rrënjosur thellë nga ndëshkimi i frymërave.

Spanjë

Rreth 5 deri 10 për qind e atyre që janë të papunë prej kohësh, i heqin nga CV-ja diplomat e universitetit dhe përvojën profesionale që të mos duken aplikues tepër të kualifikuar.

Nga bota

Tymi që del nga sobat primitive konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në vendet në zhvillim, ku çdo vit vdesin katër milionë njerëz nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes që vijnë nga thithja e tymit. Studiuesit thonë se kimikatet e dëmshme që çliron djegia e drurit dhe e qymyrgurit janë po aq vdekjeprurëse sa tymi i duhanit.