A ËSHTË PROJEKTUAR?
Maja e kthyer lart e krahëve të zogjve të lartësive
NJË avion reaktiv në fluturim krijon vorbulla ajri të vrullshme në majat e krahëve. Këto shtjella ajri shkaktojnë rezistencë dhe rritin konsumimin e karburantit. Gjithashtu, shtyjnë me forcë avionët që fluturojnë afër. Ja përse fluturimet që nisen nga e njëjta pistë duhen programuar me një hapësirë kohore të mjaftueshme midis tyre që vorbullat të fashiten.
Inxhinierët e avionëve kanë zbuluar një mënyrë si t’i pakësojnë këto probleme. Cilën? Krahët e veckël në fund të krahëve të avionëve, frymëzuar nga puplat në majat e kthyera lart të krahëve të zogjve të lartësive, si skifteri, shqiponja dhe lejleku.
Shqyrto faktet: Gjatë fluturimit, puplat në majat e krahëve të këtyre zogjve të mëdhenj përthyhen lart derisa arrijnë pozicion gati vertikal. Kjo formë ekuilibron ngritjen maksimale me gjatësinë minimale të krahëve. Ajo përmirëson edhe fluturimin. Inxhinierët kanë projektuar krahë avioni me një formë të ngjashme. Duke përdorur provën e tunelit aerodinamik të shpikur së fundmi, kuptuan se nëse krahët e modifikuar përthyheshin në skaje në masën e saktë dhe pozicionoheshin siç duhet në raport me rrymën e ajrit, përmirësonin fluturimin e avionit
Prandaj, falë këtyre krahëve të veckël avionët fluturojnë më larg, mbajnë më tepër ngarkesë, kanë krahë më të shkurtër
Si mendon? A erdhi me evolucion maja e kthyer lart e krahëve të zogjve të lartësive? Apo është projektuar?