TEMA KRYESORE | Ç’NDODHI ME DISIPLINËN?
Disiplinë që bën punë
TË JESH prind, pa dyshim që është punë e vështirë. Por, kur nuk jepet disiplina e nevojshme, kjo punë rëndohet edhe më shumë. Pse? Sepse pa disiplinë (1) fëmijët nuk binden, e kjo ua shteron energjitë prindërve, (2) prindërit japin drejtim kontradiktor që i çorienton fëmijët.
Nga ana tjetër, disiplina e dashur dhe me ekuilibër mund ta stërvitë fëmijën të mendojë siç duhet dhe të formojë karakterin e tij moral. Gjithashtu i ndihmon të ndihen të sigurt teksa bëhen të rritur të përgjegjshëm. Por ku mund të gjesh udhëzime të besueshme për disiplinimin e fëmijëve?
Vlera e parimeve biblike
Dëshmitarët e Jehovait që botojnë këtë revistë, besojnë se Bibla është siç pohon ajo vetë: ‘E dobishme për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar.’ (2 Timoteut 3:16) Bibla nuk është thjesht një udhëzues për prindërit; parimet e saj japin drejtim praktik për familjet. Ja disa shembuj.
BIBLA THOTË: «Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës.»
Kur janë të mbarë dhe mendojnë për të tjerët, fëmijët të kënaqin, ama priren edhe të bëjnë marrëzira. Prandaj kanë nevojë për disiplinë. (Proverbat 13:24) Po ta pranosh këtë fakt, do ta përmbushësh më mirë përgjegjësinë si prind.
BIBLA THOTË: «Mos ia kurse disiplinën [fëmijës].»
Nuk duhet të keni frikë se mos disiplina e ekuilibruar do ta dëmtojë fëmijën ose se ai do t’ju marrë inat më vonë. Kur disiplina jepet me dashuri, fëmija do ta pranojë ndreqjen më me përulësi, qëndrim që do t’i vlejë edhe si i rritur.—Hebrenjve 12:11.
BIBLA THOTË: «Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.»
Është e natyrshme që prindërit të duan t’i mbrojnë fëmijët, dhe me të drejtë. Sidoqoftë Kolosianëve 3:20.
duhet ekuilibër. Nuk i bën nder fëmijës kur e shpëton nga pasojat e gabimeve ose kur e mbron para një mësuesi a një të rrituri tjetër që të tërheq vëmendjen ndaj një sjelljeje të tij vërtet të gabuar. Përkundrazi shihi këta njerëz si aleatë. Duke bërë kështu, i mëson fëmijës të respektojë autoritetin, ku përfshihet edhe autoriteti yt.—BIBLA THOTË: «[Fëmija] i lënë pa fre, e turpëron nënën e tij.»
Ji i dashur, i vendosur dhe i arsyeshëm
Prindërit nuk duhet të abuzojnë kurrë me autoritetin, por duhet të shmangin edhe ekstremin tjetër, duke qenë tepër tolerantë. Libri The Price of Privilege thotë: «Fëmijët e prindërve tolerantë nuk e kanë idenë se në familje komandojnë të rriturit.» Nëse nuk tregon autoritet, fare mirë fëmija mund të nxjerrë përfundimin se timonin e ka vetë në dorë. Ndaj, patjetër që vendimet e tij të pamençura do t’i shkaktojnë hidhërim atij dhe ty.—Proverbat 17:25; 29:21.
BIBLA THOTË: «Burri . . . do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe të dy do të jenë një mish i vetëm.»
Sipas Biblës, burri dhe gruaja duhet të martohen para se të ngjizin fëmijë dhe duhet të mbeten bashkë edhe pasi fëmijët të rriten e të largohen. (Mateu 19:5, 6) Me fjalë të tjera, së pari je bashkëshort e së dyti prind. Mirëpo, nëse përparësitë përmbysen, fëmija mund të «mendojë për veten më shumë nga sa duhet të mendojë». (Romakëve 12:3) Gjithashtu, lidhja martesore dobësohet «kur gjithçka vërtitet rreth fëmijëve».
Ndihmë për prindërit
Që ta përmbushësh rolin si prind, disiplina jote duhet t’u përmbahet këtyre parimeve.
Ji i dashur. «Mos i pezmatoni fëmijët tuaj, që të mos i lëshojë zemra.»
Ji i vendosur. «Nëse thoni ‘Po’, le të jetë ‘Po’, dhe nëse thoni ‘Jo’, le të jetë ‘Jo’.»
Ji i arsyeshëm. «Do të të ndreq në masën e duhur.»
^ par. 21 Për më shumë informacion, vizito jw.org/