Perëndia kujdeset për ty
BIBLA ka këshillat më të mira për ne, sepse vjen nga Perëndia. Ajo nuk është një manual për shëndetin, por mund të na ndihmojë në mënyra praktike si të përballojmë rrethanat stresuese, mënyrën negative të të menduarit, emocionet e dhembshme dhe problemet e shëndetit fizik e mendor.
Mbi të gjitha, Bibla na siguron se Krijuesi ynë, Perëndia Jehova, a i kupton mendimet e ndjenjat tona më mirë se kushdo tjetër. Mezi pret të na vijë në ndihmë që të përballojmë çdo vështirësi që hasim. Për shembull, shiko 2 vargje ngushëlluese nga Bibla:
«Jehovai u rri pranë zemërthyerve dhe i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar.»—PSALMI 34:18.
«Unë Jehovai, Perëndia yt, të kap nga dora e djathtë dhe të them: ‘Mos ki frikë. Unë do të të ndihmoj.’»—ISAIA 41:13.
Por si na ndihmon Jehovai të përballojmë problemet e shëndetit mendor? Siç do ta shikosh në artikujt vijues, Jehovai e tregon se merakoset vërtet për ne në shumë mënyra praktike.
a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.