TEMA KRYESORE | NXIRR MË SHUMË DOBI NGA LEXIMI I BIBLËS
Si ma përmirëson jetën Bibla?
Bibla nuk është si librat e tjerë. Përmban këshilla nga Krijuesi ynë. (2 Timoteut 3:16) Mesazhi i saj mund të ndikojë thellë te ne. Në fakt, ajo thotë: «Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi.» (Hebrenjve 4:12) Bibla ka fuqi të na e përmirësojë jetën në dy mënyra kryesore—jep drejtim për jetën e përditshme sot dhe na ndihmon të njohim Zotin dhe premtimet e tij.—1 Timoteut 4:8; Jakovi 4:8.
Të jep drejtim për jetën e përditshme. Bibla mund të të ndihmojë për çështje shumë personale. Jep këshilla praktike për aspektet e mëposhtme:
- Marrëdhëniet me familjarët e me të tjerët.—
-
Shëndetin emocional dhe fizik.—Psalmi 37:8; Proverbat 17:22.
-
Vlerat morale.—1 Korintasve 6:9, 10.
-
Mirëqenien ekonomike.—Proverbat 10:4; 28:19; Efesianëve 4:28. *
Një çift i ri që jetojnë në Azi e çmuan jashtë mase vlerën e këshillave të Biblës. Si shumë të sapomartuar, e kishin të vështirë të përshtateshin me personalitetin e njëri-tjetrit dhe të komunikonin hapur. Mirëpo filluan të zbatonin atë që lexonin në Bibël. Me ç’rezultat? Burri, Visenti, thotë: «Ajo që lexova në Bibël më ndihmoi t’i përballoja vështirësitë në martesë në një mënyrë të dashur. Duke bërë atë që thotë Bibla, kemi një jetë të lumtur së bashku.» E shoqja, Analuja, mendon po njësoj: «Kemi përfituar shumë duke lexuar shembuj nga Bibla. Tani jam e lumtur dhe e kënaqur me martesën dhe me synimet që kemi.»
Të ndihmon të njohësh Perëndinë. Përveçse komenton për martesën, Visenti thotë edhe: «Duke lexuar Biblën, jam lidhur me Jehovain * më shumë se kurrë.» Fjalët e tij theksojnë një pikë të rëndësishme: Bibla mund të të ndihmojë të njohësh Zotin. Duke vepruar kështu, jo vetëm do të nxjerrësh dobi nga këshillat e tij, por edhe do të shohësh se mund të jeni miq. Gjithashtu do të vëresh se ai zbulon hollësi për një të ardhme më të mirë, ku mund të shijosh «jetën e vërtetë», që do të zgjatë përgjithmonë. (1 Timoteut 6:19) Asnjë libër tjetër nuk ta ofron këtë.
Nëse fillon ta lexosh Biblën dhe e bën zakon, edhe ti mund të përfitosh—të kesh një jetë më të mirë tani e të njohësh Zotin. Megjithatë, ndërsa lexon Biblën, ndoshta do të lindin shumë pyetje. Atëherë kujto shembullin e mirë të një zyrtari etiopas që jetoi 2.000 vjet më parë. Ai kishte plot pyetje për Biblën. Kur e pyetën nëse e kuptonte atë që po lexonte, u përgjigj: «E si do të mundja, nëse dikush nuk më drejton?» * Pastaj me dëshirë të zjarrtë pranoi ndihmën e dikujt që ishte i kualifikuar si mësues i Biblës, Filipit, një dishepull i hershëm i Jezuit. (Veprat 8:30, 31, 34) Po njësoj, nëse ti do që të mësosh më shumë për Biblën, të ftojmë të plotësosh një kërkesë online në www.mr1310.com ose të shkruash në një nga adresat më të afërta, siç tregohen në këtë revistë. Mund të kontaktosh edhe me Dëshmitarët e Jehovait ose të shkosh te një Sallë Mbretërie në zonën tënde. Pse të mos marrësh një Bibël që sot e ta lejosh të të drejtojë për një jetë më të mirë?
Nëse nuk je i sigurt se Bibla është plotësisht e besueshme, të lutemi shih videon e shkurtër Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme? Mund ta gjesh duke shkuar te BOTIME > VIDEO > BIBLA në jw.org
^ par. 8 Për më shumë këshilla praktike nga Bibla, shih sitin tonë jw.org. Shih te MËSIME BIBLIKE > PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE.
^ par. 10 Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.
^ par. 11 Shih edhe artikullin në këtë revistë «Veçse një keqkuptim i vogël?»