Mësimet e Biblës—Të mençura në çdo kohë
PËRFYTYRONI KËTË SITUATË: Po vizitoni një muze plot me monumente antike. Shumë janë të ciflosura, të dëmtuara e të gërryera. Disave u mungojnë pjesë të mëdha. Megjithatë, njëri nuk është dëmtuar fare; çdo detaj i këtij projekti kompleks dallohet qartë. Pyet ciceronin: «Është më i ri se të tjerët ky monumenti?» Ai përgjigjet: «Jo, është më i vjetri dhe nuk është restauruar asnjëherë.» Ti e pyet përsëri: «Ka qenë i mbrojtur në ndonjë vend?» Ciceroni thotë: «Jo, përkundrazi e kanë rrahur shirat dhe erërat më të furishme. Madje, shumë vandalë janë përpjekur ta dëmtojnë.» Ndoshta, pyet veten i habitur: «Po me se është bërë ky?»
Në njëfarë mënyre, Bibla është si ky monument i jashtëzakonshëm. Është një libër tejet i lashtë, ndër më të vjetrit. Patjetër që ka edhe libra të tjerë të vjetër. Por, tamam si ato monumentet antike të gërryera, shumë shkrime të lashta janë dëmtuar keqas me kalimin e kohës. Për shembull, pohimet e tyre shkencore janë hedhur poshtë nga zbulime të reja, nga fakte të vërtetuara. Këshillat e tyre mjekësore më shpesh janë të rrezikshme sesa të dobishme. Për më tepër, nga shumë shkrime të lashta kanë mbetur vetëm fragmente; disa pjesë kanë humbur ose janë dëmtuar rëndë.
Kurse Bibla spikat ndër librat e tjerë. Filloi të shkruhej mbi 35 shekuj më parë e prapëseprapë ka mbetur e paprekur. Edhe pse është sulmuar vazhdimisht përgjatë shekujve—është djegur, ndaluar dhe përbuzur—pohimet e saj i kanë qëndruar çdo sulmi të egër. Bibla jo vetëm që nuk është vjetruar E dalë mode apo një hap para?»
në krahasim me zbulimet e reja, por u ka paraprirë atyre në mënyrë të mahnitshme.—Shih kutinë «VLERA QË NA DUHEN
Mbase mendon: «A janë vërtet praktike për kohët moderne mësimet e Biblës?» Për të marrë përgjigje, pyet veten: «Cilat janë problemet më të rënda të njerëzimit sot? Cilat janë më të llahtarshmet?» Ndoshta të vijnë ndër mend luftërat, ndotja, krimi ose korrupsioni. Tani shqyrto disa parime që na mëson Bibla. Ndërsa bën këtë, pyet veten: «A do të ishte bota një vend më i mirë, nëse njerëzit do të jetonin sipas këtyre vlerave?»
DASHURIA PËR PAQEN
«Lum paqebërësit, sepse do të quhen ‘bij të Perëndisë’!» (Mateu 5:9) «Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë me të gjithë.»—Romakëve 12:18.
MËSHIRA, FALJA
«Lum të mëshirshmit, sepse do t’u tregohet mëshirë!» (Mateu 5:7) «Vazhdoni të duroni dhe të falni bujarisht njëri-tjetrin, edhe nëse ndokush ka shkak për t’u ankuar kundër një tjetri. Ashtu si Jehovai * ju fali bujarisht, po kështu bëni edhe ju.»—Kolosianëve 3:13.
HARMONIA MES RACAVE
«Nga një njeri i vetëm [Perëndia] bëri të gjitha kombet, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut.» (Veprat 17:26) «Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.»—Veprat 10:34, 35.
RESPEKTI PËR TOKËN
«Perëndia Jehova e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e të kujdesej për të.» (Zanafilla 2:15) Zoti ‘do të rrënojë ata që rrënojnë tokën’.—Zbulesa 11:18.
URREJTJA PËR LAKMINË DHE IMORALITETIN
«Ruhuni nga çdo lloj lakmie, sepse edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.» (Luka 12:15) «Kurvëria, ndyrësia e çdo lloji ose lakmia as të mos përmenden ndër ju, ashtu siç u ka hije të shenjtëve.»—Efesianëve 5:3.
NDERSHMËRIA, PUNA E PALODHUR
«Duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.» (Hebrenjve 13:18) «Vjedhësi të mos vjedhë më, por më mirë të punojë pa u lodhur.»—Efesianëve 4:28.
KA RËNDËSI TË NDIHMOJMË NEVOJTARËT
‘Flituni në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të dëshpëruar, mbështetni të dobëtit dhe jini shpirtgjerë me të gjithë.’ (1 Selanikasve 5:14) ‘Kujdesuni për jetimët dhe vejushat në vështirësitë e tyre.’—Jakovi 1:27.
Bibla jo vetëm i përmend këto vlera, por edhe na mëson si t’i çmojmë këto parime e t’i zbatojmë në jetën e përditshme. A nuk do të kishte më pak probleme njerëzimi, nëse mësimet mësipërme do t’i zbatonin më shumë njerëz? Me të vërtetë, parimet e Biblës janë më praktike se kurrë më parë. Atëherë, si mund të të ndihmojnë që tani mësimet e saj?
SI TË NXJERRËSH DOBI NGA MËSIMET E BIBLËS
Njeriu më i mençur që ka jetuar mbi tokë, tha: «Mençuria del e drejtë me anë të [rezultateve] të veta.» (Mateu 11:19, shën., NWT, botimi 2013) A nuk je dakord? Metri i mençurisë janë rezultatet që sjell. Prandaj mbase arsyeton: «Nëse Bibla është vërtet praktike, a nuk do t’i shihja rezultatet e saj në jetën time? Si më ndihmon për problemet që has tani?» Shqyrto një shembull.
Jeta e Delfinës * ishte plot aktivitet, e suksesshme dhe aspak monotone. Megjithatë, papritur pësoi një sërë humbjesh tragjike. Vajza e saj adoleshente humbi jetën, martesa iu prish dhe kaloi vështirësi të mëdha ekonomike. Ajo kujton: «Nuk po e kuptoja më se kush isha—pa vajzën, pa bashkëshortin, pa shtëpinë. Më dukej vetja një hiç—pa identitet, pa forcë, pa asnjë shpresë për të ardhmen.»
Si asnjëherë tjetër, Delfina pa sa të vërteta ishin këto fjalë: «Ditët tona arrijnë në shtatëdhjetë vjet; më të fortët arrijnë në tetëdhjetë. Sidoqoftë ato sjellin veç telashe e të këqija, kalojnë shpejt dhe ne fluturojmë tutje.»—Psalmi 90:10.
Delfina iu drejtua Biblës në momentet e saj më të vështira. Aty gjeti ndihmë të jashtëzakonshme. 1 Selanikasve 2:13.
Siç do të tregohet në artikujt vijues, edhe shumë të tjerë e kanë përjetuar efektin e mrekullueshëm të Biblës kur kanë zbatuar këshillat e saj për të përballuar problemet e jetës. Ata e kanë provuar se Bibla është si ai monument i përshkruar në fillim të artikullit, krejt ndryshe nga librat e panumërt që vjetrohen e u ikën koha. Mos vallë ngaqë Bibla përbëhet nga diçka ndryshe? Mos ndoshta përmban vërtet mendimet e Perëndisë, jo thjesht të njerëzve?—Ndoshta edhe ti e ke kuptuar se jeta është e shkurtër dhe plot me halle. Kur duket sikur telashet po të marrin frymën, ku drejtohesh për ngushëllim, mbështetje dhe këshilla të besueshme?
Le të shqyrtojmë tri mënyra kryesore se si Bibla mund të jetë praktike për ty. Ajo të mëson:
-
t’i shmangësh problemet kur është e mundur
-
t’i zgjidhësh vështirësitë
-
t’i përballosh me sukses situatat që nuk mund t’i ndryshosh
Në artikujt vijues do të shqyrtohen këto tri fusha.
^ par. 10 Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet Bibël.—Psalmi 83:18.
^ par. 24 Në këtë artikull dhe në tre vijuesit, disa emra janë ndryshuar.