Të ardhmen tënde e ke ti në dorë
Rreth 3.500 vjet më parë, Perëndia Jehova u tha adhuruesve të tij ç’duhej të bënin që të kishin një të ardhme të sigurt: «Ju kam vënë përpara jetën dhe vdekjen, bekimin dhe mallkimin. Zgjidhni jetën, që të jetoni ju dhe pasardhësit tuaj.»—Ligji i përtërirë 30:19.
Ata duhej të bënin zgjedhjen e duhur për një të ardhme të shkëlqyer. Edhe ne sot kemi në dispozicion të njëjtën zgjedhje. Bibla na shpjegon si të zgjedhim një të ardhme të sigurt: «Duke dashur Jehovain, Perëndinë [tonë], duke dëgjuar zërin e tij.»—Ligji i përtërirë 30:20.
SI MUND TA DUAM JEHOVAIN DHE TË DËGJOJMË ZËRIN E TIJ?
MËSO NGA BIBLA: Që ta duash Jehovain, fillimisht duhet ta njohësh përmes faqeve të Biblës. Ndërsa e njeh, do të zbulosh se është një Perëndi i dashur, që do vetëm më të mirën për ty. Ai të fton t’i lutesh, «sepse ai merakoset» për ty. (1 Pjetrit 5:7) Bibla premton se, nëse përpiqesh t’i afrohesh, ‘ai do të të afrohet’.—Jakovi 4:8.
ZBATO ATË QË MËSON: Të dëgjosh Perëndinë, do të thotë të ndjekësh drejtimin e mençur që jep nëpërmjet Biblës. Ndërsa vepron kështu, «do të kesh sukses në udhën tënde, atëherë do të veprosh me mençuri».—Josiu 1:8.