Rebeka, aktive dhe me frikë Perëndie
Rebeka, aktive dhe me frikë Perëndie
SIKUR t’ju duhej të gjenit një grua për djalin tuaj, ç’njeri do të zgjidhnit? Çfarë cilësish duhej të kishte? A do të kërkonit që të ishte e bukur, e zgjuar, e sjellshme dhe punëtore? Apo do t’i jepnit përparësi ndonjë cilësie tjetër?
Abrahami ishte në një dilemë të tillë. Jehovai i kishte premtuar që pasardhësit e tij do të bekoheshin nëpërmjet djalit të tij, Isakut. Tregimi ynë fillon në kohën kur Abrahami është i moshuar dhe djali i tij ende i pamartuar. (Zanafilla 12:1-3, 7; 17:19; 22:17, 18; 24:1) Isaku do t’i gëzojë bashkë me gruan e tij të ardhshme bekimet dhe fëmijët që mund t’u lindin. Për këtë arsye, Abrahami bën të mundur që të gjendet gruaja e duhur për Isakun. Në radhë të parë, ajo duhet të jetë shërbëtore e Jehovait. Meqë aty ku jeton Abrahami, në Kanaan, nuk mund të gjendet një grua e tillë, atij i duhet të kërkojë në ndonjë vend tjetër. Më në fund, ajo që zgjidhet është Rebeka. Por si gjendet? A është një grua frymore? Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i saj?
Kërkohet një grua me cilësitë e duhura
Abrahami dërgon shërbëtorin e tij më të vjetër, ka të ngjarë Eliezerin, në Mesopotaminë e largët për të gjetur një grua për Isakun te të afërmit e vet, që janë bashkadhurues të Jehovait. Kjo gjë është kaq e rëndësishme, saqë ai e bën Eliezerin të betohet që nuk do të zgjedhë për Isakun një grua kananite. Ia vlen ta shqyrtojmë këtë këmbëngulje të Abrahamit.—Zanafilla 24:2-10.
Kur mbërriti në qytetin e të afërmve të Abrahamit, Eliezeri i çon dhjetë devetë e tij te një pus. Përfytyroni skenën! Është mbrëmje dhe Eliezeri lutet: «Ja, unë po rri pranë këtij burimi ujërash, ndërsa bijat e banorëve të qytetit dalin për të mbushur ujë. Bëj që vajza së cilës do t’i them: ‘Ah, ule shtambën tënde që unë të pi’ dhe që do të më përgjigjet: ‘Pi dhe kam për t’u dhënë për të pirë edhe deveve të tu’, të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak.»—Çdo grua në këtë vend mund ta dinte mirë se një deve e etur mund të pinte shumë ujë (deri në 100 litra). Prandaj, gruaja që do të ofrohej t’u jepte ujë 10 deveve, duhej të përgatitej për një punë jo të lehtë. Bërja e kësaj gjëje, ndërkohë që të tjerët të shohin dhe nuk të ndihmojnë aspak, do të ishte një provë e qartë e forcës, durimit, përulësisë dhe e dashurisë së saj për njerëzit e kafshët.
Çfarë ndodh më pas? «Ai s’kishte mbaruar së foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambën në shpatullën e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vëllai i Abrahamit. Vajza ishte shumë e bukur, e virgjër . . . Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe u ngjit përsëri lart. Atëherë shërbyesi vrapoi në drejtim të saj dhe i tha: ‘Lermë të pi pak ujë nga shtamba jote.’ Ajo u përgjigj: ‘Pi, zotëria im’; pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë.»—Zanafilla 24:15-18.
A i ka cilësitë e duhura Rebeka?
Rebeka është mbesa e Abrahamit dhe përveçse e bukur, është edhe e virtytshme. Ajo nuk ngurron të flasë me një të huaj, por as nuk miqësohet më tepër se ç’duhet. Ia plotëson kërkesën Eliezerit për të pirë ujë. Por kjo pritet meqë është një shenjë e zakonshme mirësjelljeje.
Po pjesa e dytë e lutjes, a përmbushet?Rebeka thotë: «Pi, zotëria im.» Por nuk mbaron këtu. Ajo shton: «Do të mbush ujë edhe për devetë e tua, deri sa të ngopen me ujë.» Ajo tregohet e gatshme të bëjë më tepër se ç’pritet. Me shkathtësi ‘ajo zbraz shtambën e saj në koritë dhe vrapon përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjitha devetë e tij’. Ajo është shumë e shkathët. ‘Ndërkaq,—thotë tregimi,—ai e sodit në heshtje.’—Zanafilla 24:19-21.
Kur mëson që vajza është e afërme e Abrahamit, Eliezeri përkulet e bie përmbys para Jehovait në shenjë falënderimi. Ai e pyet nëse ka vend për të kaluar natën në shtëpinë e babait të saj për të dhe për shoqëruesit e tij. Rebeka përgjigjet pozitivisht dhe vrapon për në shtëpi që të lajmërojë ardhjen e vizitorëve.—Zanafilla 24:22-28.
Pasi dëgjojnë historinë e Eliezerit, vëllai i Rebekës, Labani, dhe babai i saj Betueli, kuptojnë që këtu ka dorë Perëndia. Është e qartë që Rebeka është caktuar si grua për Isakun. «Merre me vete, shko,—thonë ata,—dhe ajo të bëhet gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu siç ka thënë Zoti». Po Rebeka çfarë mendon? Kur e pyesin nëse do të niset menjëherë, ajo përgjigjet me një fjalë të vetme në hebraisht që do të thotë: «Po, do të shkoj.» Ajo nuk është e detyruar ta pranojë këtë propozim. Abrahami ia bëri të qartë Eliezerit që ai lirohej nga betimi «në qoftë se gruaja nuk do të dëshironte» të shkonte me të. Por edhe Rebeka e sheh dorën e Perëndisë në këtë çështje. Kështu që pa humbur kohë lë familjen për t’u martuar me një burrë që nuk e ka takuar kurrë. Ky vendim i guximshëm është një shprehje shumë Zanafilla 24:29-59.
e qartë besimi. Rebeka është vërtet zgjedhja e duhur.—Kur takohet me Isakun, Rebeka mbulohet me vello në shenjë nënshtrimi. Isaku martohet me të dhe pa dyshim për shkak të cilësive të saj të shkëlqyera, ai bie në dashuri me të.—Zanafilla 24:62-67.
Dy djem binjakë
Rebeka është shterpë për 19 vjet. Më në fund, mbetet shtatzënë me dy binjakë, por kjo shtatzëni është e vështirë pasi fëmijët shtyjnë njëri-tjetrin në barkun e saj, dhe kjo e nxit Rebekën t’i thërrasë Perëndisë. Edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë kur hasim vështirësi në jetë. Jehovai e dëgjon Rebekën dhe e siguron se do të bëhet nënë e dy kombeve dhe «më i madhi do t’i shërbejë më të voglit».—Zanafilla 25:20-26.
Këto fjalë mund të mos jenë e vetmja arsye pse do më shumë djalin e vogël, Jakobin. Djemtë ndryshojnë nga njëri-tjetri. Jakobi është ‘i paqortueshëm (BR)’, ndërsa Esau interesohet kaq pak për gjërat frymore sa vetëm për një supë i shet Jakobit parëbirninë, të drejtën për të trashëguar premtimet e Perëndisë. Martesa e Esaut me dy gra hitite tregon shpërfillje—në mos përbuzje—për vlerat frymore, duke u shkaktuar hidhërim të madh prindërve.—Zanafilla 25:27-34; 26:34, 35.
Kujdeset që bekimet t’i marrë Jakobi
Bibla nuk tregon nëse Isaku e di që Esau duhet t’i shërbejë Jakobit. Megjithatë të dy, Rebeka dhe Jakobi, e dinë që bekimet i takojnë atij vetë. Rebeka vepron menjëherë sapo dëgjon që Isaku ka ndër mend të bekojë Esaun kur t’i sjellë një gjellë me mish gjahu. Vendosmëria dhe zelli që e karakterizonin në rini nuk i kanë shteruar. Ajo e ‘urdhëron’ Jakobin t’i sjellë dy keca për të përgatitur një gjellë që i pëlqen të shoqit. Pastaj Jakobi duhet të hiqet si Esau për të marrë bekimet. Por Jakobi refuzon. Ka të ngjarë që i ati ta kuptojë këtë dredhi dhe ta mallkojë. Rebeka këmbëngul dhe i thotë: «Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im!» Pastaj përgatit gjellën, maskon Jakobin dhe e dërgon te i shoqi.—Zanafilla 27:1-17.
Nuk thuhet se përse Rebeka veproi në këtë mënyrë. Shumë e dënojnë veprimin e saj, por Bibla nuk e dënon dhe as Isaku, kur mëson se bekimet i kishte marrë Jakobi, madje e bekon më shumë. (Zanafilla 27:29; 28:3, 4) Rebeka e di çfarë paratha Jehovai për djemtë e saj. Prandaj ajo bën çmos që Jakobi të marrë bekimet që me të drejtë i takojnë. Kjo duket qartë që është në harmoni me vullnetin e Jehovait.—Romakëve 9:6-13.
Jakobi dërgohet në Haran
Rebeka ia prish planet Esaut, duke e nxitur Jakobin të largohet derisa vëllait të tij t’i bjerë zemërimi. Ajo kërkon miratimin e Isakut për planin e saj, por me butësi lë pa përmendur zemërimin e Esaut. Në vend të kësaj, me takt, i shpreh burrit të saj frikën se mos Jakobi martohet me një kananite. Vetëm ky mendim e bind Isakun që të urdhërojë Jakobin të shmangë një martesë të tillë dhe ta dërgojë në familjen e Rebekës për të gjetur një grua me frikë Perëndie. Në tregim nuk thuhet nëse Rebeka e takon më Jakobin, por është e sigurt që veprimet e saj i sjellin bekime të mëdha kombit të ardhshëm të Izraelit.—Zanafilla 27:43-28:2.
Ajo që dimë për Rebekën na bën ta admirojmë. Ajo ishte shumë e bukur, por bukuria e saj e vërtetë gjendej në përkushtimin e saj hyjnor. Këtë priste edhe Abrahami nga gruaja e djalit të tij. Cilësitë e tjera ndoshta e tejkalonin atë që kishte shpresuar Abrahami. Besimi, guximi në ndjekjen e udhëheqjes hyjnore, zelli, modestia dhe mikpritja e saj bujare janë cilësi që të gjitha gratë e krishtere duhet t’i imitojnë. Këto janë ato cilësi që vetë Jehovai kërkon te një grua vërtet shembullore.