Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Farat e së vërtetës arrijnë në zona të largëta

Farat e së vërtetës arrijnë në zona të largëta

Farat e së vërtetës arrijnë në zona të largëta

REPUBLIKA e Tuvës në Rusi ndodhet në skajin më jugor të Siberisë. Në jug dhe në lindje kufizohet me Mongolinë. Shumë njerëz në Tuva jetojnë në zona të thella, ku është e vështirë të çohet mesazhi për Mbretërinë. Megjithatë, para ca kohësh, një grup njerëzish udhëtuan nga disa zona të largëta të Tuvës për në kryeqytetin e saj, Kizill, që të ndiqnin një seminar. Maria, një pioniere nga Kizilli, mori vesh për këtë seminar dhe mendoi se ky paraqiste një rast të rrallë për t’u dhënë lajmin e mirë.

Maria tregon se çfarë ndodhi: «Shkolla ku punoj si mësuese kishte programuar një seminar ku do të shqyrtohej abuzimi me drogën, alkoolin dhe substanca të tjera. Nga zonat e largëta të Tuvës, do të vinte një grup prej rreth 50 vetash, ku përfshiheshin mësues, psikologë, kontrollorë të mirëqenies së fëmijëve dhe të tjerë.» Për Marinë kjo mbledhje ishte një mundësi dhe një sfidë. Ajo shpjegon: «Nga natyra jam e ndrojtur dhe e kam të vështirë të jap dëshmi në mënyrë joformale. Megjithatë, iu luta Jehovait për guxim që të kapërceja frikën dhe ta shfrytëzoja këtë rast për të dhënë dëshmi.» A ia doli mbanë?

Maria vazhdon: «Gjeta një revistë Zgjohuni! që fliste për fobitë. ‘Kjo duhet të jetë me interes për një psikolog’,—mendova me vete dhe kështu e mora revistën në shkollë. Atë ditë, një nga mësueset e seminarit erdhi në zyrën time dhe ia ofrova revistën. Ajo e pranoi me kënaqësi. Në fakt, tha se edhe ajo vetë vuante nga një fobi. Ditën tjetër, i çova librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 1, të cilin e pranoi me kënaqësi. Nga reagimi i saj pozitiv mendova se ky botim do të ishte me interes edhe për mësuesit e tjerë. Kështu që çova në shkollë një kuti plot me libra Të rinjtë pyesin dhe me botime të tjera.» Kutia u zbraz shpejt. Maria tregon çfarë ndodhi: «Disa kolegë të mësueses që i kisha dhënë në fillim librin Të rinjtë pyesin, erdhën në zyrën time dhe më pyetën: ‘Ku po shpërndahen libra?’» Kishin ardhur pikërisht në vendin e duhur.

Dita e fundit e seminarit ishte e shtunë. Maria e kishte pushim atë ditë, prandaj la literaturë mbi disa tryeza në zyrën e saj. Mbi një dërrasë shkroi: «Të dashur mësues! Mund të merrni literaturë për vete dhe për të njohurit tuaj. Këto botime të mrekullueshme do t’ju ndihmojnë të jeni të suksesshëm në punë dhe të keni familje më të forta.» Çfarë bënë ata? «Kur shkova në zyrë atë ditë, pashë se kishin marrë shumicën e literaturës. Pa humbur kohë, çova libra dhe revista të tjera.» Në fund të seminarit, Maria kishte shpërndarë 380 revista, 173 libra dhe 34 broshura. Pjesëmarrësit e seminarit e morën me vete literaturën kur u kthyen në zonat e izoluara ku jetonin e punonin. Maria thotë: «Jam shumë e lumtur që farat e së vërtetës tani kanë arritur në zonat më të thella të Tuvës!»—Ekl. 11:6.

[Harta në faqen 32]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

RUSI

REPUBLIKA E TUVËS