Po ndërton në rërë apo në shkëmb?
Po ndërton në rërë apo në shkëmb?
A NDIEN kënaqësi kur lexon Biblën? A programon kohë për të studiuar rregullisht Biblën me ndonjë Dëshmitar të Jehovait? Nëse po, atëherë pa dyshim mendon se njohuria që ke marrë të ka ndihmuar të kuptosh më mirë përse botën e kanë mbytur problemet. (Zbulesa 12:9, 12) Veç kësaj, një sërë vargjesh biblike të kanë ngushëlluar në kohë të vështira dhe të kanë dhënë shpresë për të ardhmen.—Psalmi 145:14; 147:3; 2 Pjetrit 3:13.
Marrja e njohurisë së saktë biblike është një hap themelor për ata që dëshirojnë të bëhen dishepuj të Krishtit. Por, a mjafton vetëm ky hap? Jo. Për të mbetur besnik si i krishterë, sidomos kur besimi vihet në provë, një student i Biblës duhet të bëjë një hap tjetër thelbësor. Cilin? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të shqyrtojmë shkurtimisht Predikimin në Mal, një fjalim i mbajtur nga Jezui në një mal të Galilesë.—Mateu 5:1, 2.
Dy shtëpi vihen në provë
A e di përmbajtjen e Predikimit në Mal? Këtë fjalim të famshëm e gjen në ungjillin sipas Mateut dhe në atë sipas Lukës. (Mateu 5:1–7:29; Luka 6:20-49) Mjaftojnë vetëm 20 minuta për ta lexuar tërë predikimin. Gjithsesi, ai përmban mbi 20 citime nga Shkrimet Hebraike dhe më shumë se 50 figura letrare. Spikat një prej këtyre figurave, ajo që flet për ndërtimin e dy shtëpive, pasi Jezui e përdori për të përfunduar fjalimin. Nëse e kap domethënien e atij ilustrimi përmbyllës, do ta kuptosh më mirë si mund të qëndrosh i palëkundur si dishepull i Krishtit, çfarëdo sprove besimi të hasësh.
Jezui tha: «Kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton, është si një njeri i matur, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në shkëmb. Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe u përplasën me forcë pas shtëpisë, por ajo s’u shemb, sepse e kishte themelin në shkëmb. Por, kushdo që i dëgjon fjalët e mia dhe nuk i zbaton, do të jetë si një njeri mendjelehtë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet në rërë. Ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe e goditën shtëpinë, dhe ajo u shemb dhe u rrënua e tëra.»—Mateu 7:24-27.
Një njeri që «gërmon thellë»
Cilin fakt të rëndësishëm u mësoi Jezui dishepujve me ilustrimin e dy ndërtuesve? Për ta kuptuar, analizoji me kujdes fjalët e Jezuit. Çfarë vëren te këto dy shtëpi? Mbi të dyja ranë të njëjtat katastrofa. Mund të jenë dukur të ngjashme mes tyre. Gjithashtu mund të jenë ngritur në të njëjtën zonë, madje përbri njëra-tjetrës. Sidoqoftë, njëra u ndërtua në rërë, tjetra në shkëmb. Si ka mundësi? Ngaqë, siç tregohet në ungjillin sipas Lukës, njeriu i matur ‘gërmoi thellë’ që të arrinte një shtresë shkëmbore. (Luka 6:48) Për rrjedhojë, shtëpia e njeriut të matur qëndroi e patundur.
Ç’donte të theksonte Jezui? Jezui nuk e bëri këtë ilustrim për të nxjerrë në pah pamjen a vendndodhjen e shtëpive ose sa të forta ishin materialet e ndërtimit, por e tregoi për të theksuar veprimet e ndërtuesve. Njëri nga burrat gërmoi thellë, kurse tjetri jo. Si mund të bëhesh si njeriu i matur e të gërmosh thellë? Vetë Jezui e përmblodhi thelbin e ilustrimit me fjalët: «Pse më thërritni ‘Zotëri, Zotëri!’, por nuk bëni ato që them? Unë do t’ju tregoj se si është ai njeri që vjen tek unë, i dëgjon fjalët e mia dhe i zbaton ato: ai është si një njeri që . . . gërmon thellë dhe e hedh themelin në shkëmb.»—Vërtet, kur mjaftohesh vetëm duke i dëgjuar mësimet e Biblës ose duke e lexuar Biblën në shtëpi, është sikur ta ngresh shtëpinë mbi rërë, pa pasur nevojë të gërmosh. Nga ana tjetër, për t’i bërë a për t’i zbatuar mësimet e Jezuit kërkohen mjaft përpjekje e vendosmëri. Kjo nënkupton të gërmosh thellë që të arrish shkëmbin.
Prandaj, nëse do të qëndrosh i palëkundur apo jo si dishepull i Krishtit, kjo varet nga sa i zbaton ato që dëgjon. Kur i zbaton në jetën e përditshme ato që mëson gjatë studimit të Biblës, je si ai njeri i matur që gërmoi thellë. Prandaj, çdo student i Biblës duhet të ndalet e të pyesë veten: «A jam dëgjues apo zbatues? A mjaftohem thjesht duke e lexuar dhe studiuar Biblën apo i ndjek urdhërimet e Biblës kur marr vendime?»
Dobitë kur gërmon thellë
Ja çfarë ndodhi me Hozenë. Prindërit e mësuan të respektonte normat morale të Biblës, mirëpo ai vetë nuk e studionte kurrë Fjalën e Perëndisë. Hozeja thotë: «Kur u largova nga shtëpia, u përpoqa të sillesha mirë, por zura shoqëri të keqe. Fillova drogën, kisha marrëdhënie imorale dhe zihesha vazhdimisht me të tjerët.»
Si përfundim, Hozeja vendosi të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe e mori seriozisht studimin e Biblës. Hozeja thotë: «Diçka që më nxiti vërtet të ndryshoja ishte fakti që e lexova dhe e kuptova Predikimin në Mal të Jezuit. Gjithsesi m’u desh kohë të ndryshoja personalitetin dhe mënyrën e jetesës. Në fillim kisha frikë ç’do të mendonin ‘shokët’ për mua, sidoqoftë e mposhta këtë frikë. Nuk thosha më gënjeshtra a fjalë të ndyra dhe nisa të ndjek mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Mësova se, tamam siç tha Jezui, një jetë e thjeshtë dhe zbatimi i këshillave të Biblës sjell vërtet lumturi të qëndrueshme.»—Mateu 5:3-12.
Ç’rezultate do të kesh nëse gërmon thellë për të ndërtuar në shkëmb, pra kur i zbaton me zell ato që lexon në Fjalën e Perëndisë? Luka 6:48) Sigurisht, nëse ke ndërtuar mirë duke i zbatuar ato që mëson, sprovat ngjashëm stuhive jo vetëm që nuk do ta shkatërrojnë shtëpinë tënde, por as që do ta tronditin. Sa ta ngroh zemrën ky mendim!
Jezui tha: «Kur erdhi përmbytja, lumi u përplas pas asaj shtëpie, por nuk pati aq forcë sa ta trondiste, sepse ajo ishte ndërtuar mirë.» (Dishepulli Jakov, vëlla i Jezuit nga nëna, përmend edhe një bekim tjetër për studentët e Biblës që nuk janë thjesht dëgjues, por vërtet e zbatojnë Fjalën e Perëndisë. Jakovi shkroi: «Bëhuni zbatues të fjalës dhe jo vetëm dëgjues. . . . Ai që ndalet e shikon në ligjin e përsosur që sjell liri dhe ngulmon në të, është i lumtur ngaqë bëhet zbatues i fjalës dhe jo dëgjues harraq.»—Jakovi 1:22-25.
Sigurisht, ata që zbatojnë këshillat e Biblës janë vërtet të lumtur. Kjo lumturi u jep dishepujve të Krishtit forcën të qëndrojnë të palëkundur gjatë sprovave ngjashëm stuhive që vënë në provë besimin e tyre dhe sinqeritetin e përkushtimit që kanë ndaj Perëndisë.
Ç’do të bësh?
Kur Jezui mbajti Predikimin në Mal, ai theksoi se t’i shërbesh Jehovait shpesh nuk do të thotë të bësh këtë edhe atë, por të bësh këtë ose atë. Për shembull, Jezui mësoi se dikush ose ka sy të thjeshtë ose ka sy të lig; ose është skllav i Perëndisë, ose është i pasurisë; ose ecën në rrugën e ngushtë, ose në atë të gjerë. (Mateu 6:22-24; 7:13, 14) Më tej, në ilustrimin përmbyllës të dy ndërtuesve, Jezui i vuri dishepujt e tij para një zgjedhjeje tjetër: nëse do të vepronin si njeriu i matur apo si ai mendjelehtë.
Po të zbatosh vazhdimisht e me gjithë zemër atë që po mëson nga studimi i Biblës, po vepron me maturi. Po, në qoftë se gërmon thellë për të ndërtuar në shkëmb, do të kesh bekime tani dhe në të ardhmen.—Proverbat 10:25.
[Figurat në faqen 30]
Qëndrimi ynë i palëkundur, varet nga sa i zbatojmë ato që mësojmë