Çfarë është fryma e shenjtë?
Çfarë është fryma e shenjtë?
NJË herë, Jezui i pyeti dishepujt: «Cili është ai baba që, po t’i kërkojë i biri një peshk, i jep në vend të peshkut një gjarpër? Apo po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep?» (Luka 11:11, 12) Fëmijëve në Galile u pëlqente të hanin vezë e peshk, prandaj ishin të vendosur të kërkonin pikërisht atë që donin.
Jezui tha se duhet ta kërkojmë me ngulm frymën e shenjtë, siç kërkon ushqim një fëmijë i uritur. (Luka 11:9, 13) Nëse kuptojmë çfarë është fryma e shenjtë, do të kuptojmë edhe rolin kyç që mund të luajë në jetën tonë. Prandaj, le të shqyrtojmë fillimisht çfarë na mëson Bibla për frymën e shenjtë.
«Fuqia e Më të Lartit»
Shkrimet e tregojnë qartë se fryma e shenjtë është një forcë që Perëndia e përdor për të kryer vullnetin e tij. Kur e njoftoi Marinë se do të bëhej me djalë, ndonëse ishte e virgjër, engjëlli Gabriel i tha: «Fryma e shenjtë do të vijë te ti dhe fuqia e Më të Lartit do të të mbulojë. Për këtë arsye, ai që do të lindë, do të quhet i shenjtë, Bir i Perëndisë.» (Luka 1:35) Sipas fjalëve të Gabrielit, ekziston një lidhje mes frymës së shenjtë dhe ‘fuqisë së Më të Lartit’.
Një ide të ngjashme e gjejmë edhe në pjesë të tjera të Biblës. Profeti Mikea tha: «Unë . . . jam plot fuqi, falë frymës së Jehovait.» (Mikea 3:8) Jezui u premtoi dishepujve: «Kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju, do të merrni fuqi.» (Veprat 1:8) Edhe apostulli Pavël foli për «fuqinë e frymës së shenjtë».—Romakëve 15:13, 19.
Atëherë, ç’përfundim mund të nxjerrim nga sa shqyrtuam? Ka një lidhje të ngushtë mes frymës së shenjtë dhe fuqisë së Perëndisë. Fryma e shenjtë është mjeti me anë të të Isaia 40:26.
cilit Jehovai ushtron fuqinë e tij. E thënë me dy fjalë, fryma e shenjtë është fuqia e ushtruar e Perëndisë ose forca e tij vepruese. Është vërtet një forcë e jashtëzakonshme! Nuk arrijmë ta kuptojmë plotësisht fuqinë që duhej për të krijuar të gjithë universin. Nëpërmjet profetit Isaia, Jehovai na sugjeroi të reflektojmë për këtë: «Ngrini sytë lart dhe shikoni. Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve të llogaritur me numër dhe e thërret secilin me emër. Falë energjisë së tij dinamike dhe fuqisë së tij të madhe, nuk mungon asnjë prej tyre.»—Pra, Bibla tregon se universi kaq i rregullt e i harmonishëm, ekziston falë ‘energjisë dinamike’ ose fuqisë së Perëndisë së Plotfuqishëm. Qartë, forca vepruese e Perëndisë
është e pamasë. Prej saj varet vetë ekzistenca jonë.—Shih kutinë «Fryma e shenjtë në veprim».Jehovai mund ta përdorë frymën e tij të shenjtë në një shkallë të madhe, siç ishte krijimi i universit. Por mund ta përdorë edhe në dobi të njerëzve. Bibla është plot me referime se si forca vepruese e Perëndisë i mbushi me fuqi shërbëtorët e tij në tokë.
«Fryma e Jehovait është mbi mua»
Shërbimi i Jezuit na jep një ide mahnitëse se si mund t’i fuqizojë fryma e shenjtë e Perëndisë shërbëtorët e Tij. «Fryma e Jehovait është mbi mua»,—u tha Jezui banorëve të Nazaretit. (Luka 4:18) Çfarë arriti të bënte Jezui me «fuqinë e frymës»? (Luka 4:14) Shëroi çdo lloj sëmundjeje, qetësoi dallgët e detit të tërbuar, ushqeu mijëra njerëz me ca bukë e peshq, e madje ringjalli edhe të vdekur. Apostulli Pjetër e përshkroi Jezuin si një njeri që ‘Perëndia e tregoi publikisht nëpërmjet veprave të fuqishme, çudirave dhe shenjave që bëri me anë të tij’.—Veprat 2:22.
Sot për sot fryma e shenjtë nuk shkakton mrekulli të tilla. Gjithsesi, mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme për ne. Jehovai ua jep me dëshirë frymën e shenjtë adhuruesve të tij, siç i siguroi Jezui dishepujt. (Luka 11:13) Kështu, apostulli Pavël mund të thoshte: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.» (Filipianëve 4:13) A mund të luajë një rol të tillë në jetën tënde fryma e shenjtë? Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjet artikulli vijues.
[Kutia dhe figura në faqen 5]
Pse fryma e shenjtë s’mund të jetë person
Bibla e krahason frymën e shenjtë me ujin. Ndërsa premtonte bekime të ardhme për popullin e tij, Perëndia tha: «Do të derdh ujë mbi të eturin dhe rrëkeza që rrjedhin ëmbël mbi vendin e thatë. Do të derdh frymën time mbi farën tënde dhe bekimin tim mbi pasardhësit e tu.»—Isaia 44:3.
Kur Perëndia derdh frymën mbi shërbëtorët e tij, ata bëhen «plot me frymë të shenjtë» ose ‘mbushen me frymë të shenjtë’. Për Jezuin, Gjon Pagëzorin, Pjetrin, Pavlin, Barnabën dhe për dishepujt e mbledhur së bashku në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., thuhet se ishin plot me frymë të shenjtë ose të mbushur me të.—Luka 1:15; 4:1; Veprat 4:8; 9:17; 11:22, 24; 13:9.
Mendo pak: a mund ‘të derdhet’ një person mbi shumë individë? A do të thoshe se një person mund ‘të mbushë’ një grup njerëzish? Kjo s’ka logjikë. Bibla flet për njerëz të mbushur me mençuri, kuptueshmëri ose edhe njohuri të saktë, por kurrë nuk e përshkruan dikë si të mbushur me një person tjetër.—Dalja 28:3; Luka 2:40; Kolosianëve 1:9.
Fjala greke e përkthyer «fryma» është pneuʹma, që përcjell edhe idenë e një fuqie të padukshme. Sipas një fjalori nga Vajn, fjala pneuʹma «kryesisht përkufizon erën . . . si dhe frymëmarrjen; pastaj, veçanërisht frymën, e cila, ashtu si era, është e padukshme, jomateriale dhe e fuqishme».—Expository Dictionary of New Testament Words.
Pra, duket qartë se fryma e shenjtë nuk është një person. *
[Shënimi]
^ par. 19 Për më shumë informacion, shih «E vërteta rreth Atit, Birit dhe frymës së shenjtë», në faqet 201-204 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Burimi]
Photodisc/SuperStock