Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mbroji bindjet e tua!

Mbroji bindjet e tua!

Për të rinjtë

Mbroji bindjet e tua!

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Jeremia, Ebed-Meleku, mbreti Zedekia.

Përmbledhje: Jeremia has kundërshtim të fortë kur shpall mesazhin e Perëndisë se populli i Judës duhet t’u dorëzohet kaldeasve.

1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO JEREMINË 38:1-5.

Si mendon se ndihej Jeremia kur fliste para popullit të Judës?

․․․․․

Çfarë ndjenjash arrin të dallosh në zërin e tij ndërsa shpallte paralajmërimin e Jehovait?

․․․․․

KËRKO MË THELLË.

Çfarë bindjesh duhet ta kenë shtyrë Jereminë që të jepte një shpallje kaq të guximshme?

․․․․․

2 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO JEREMINË 38:6-13.

Me imagjinatë përpiqu të përshkruash sternën: gjerësinë, thellësinë dhe çfarë ere mbante.

․․․․․

Çfarë mund të ketë menduar Jeremia ndërsa «po zhytej në llucë»? (Lexo përsëri vargun 6.)

․․․․․

KËRKO MË THELLË.

Bëj kërkime në materiale ndihmëse që mund të gjesh dhe zbulo ndonjë gjë që nuk e dije rreth sternave të kohëve biblike.

․․․․․

Çfarë bindjesh duhet ta kenë shtyrë Ebed-Melekun të merrte përsipër shpëtimin e Jeremisë? (Lexo përsëri vargjet 7-9.)

․․․․․

Pse ndryshonte mendje aq lehtë Zedekia, në fillim nga princat e pastaj nga Ebed-Meleku? (Lexo përsëri vargjet 5 dhe 10.) Çfarë tregon kjo për forcën e tij të karakterit? Pse mendon se nuk kishte bindje të forta?

․․․․․

Cilët personazhe në këtë tregim kishin bindje të forta dhe cilët jo? Pse përgjigjesh kështu?

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Guximin.

․․․․․

Bindjet.

_․․․․․

Mbrojtjen e Jehovait ndaj atyre që i binden pa u frikësuar.

․․․․․

Ndihmën që mund të të japin bindjet e tua që të bësh atë çka është e drejtë kur je nën presion.

․․․․․

4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

NËSE NUK KE BIBËL, KËRKOJU NJË DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT OSE LEXOJE NË ADRESËN E INTERNETIT www.watchtower.org