Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në kërkim të atmosferës së duhur të Krishtlindjeve

Në kërkim të atmosferës së duhur të Krishtlindjeve

«Është e lehtë të përpihesh në gurgulenë e kësaj periudhe. Traditat e festave bëhen diçka e detyrueshme dhe kalojmë pak kohë me familjen dhe miqtë ngaqë jemi tepër të ngarkuar. Gëzimi që duhet të provojmë, ndonjëherë mjegullohet nga stresi që përjetojmë.»—ISH-GUVERNATORI I OKLAHOMËS [SHBA], BRED HENRI, 23 DHJETOR 2008.

ME AFRIMIN e periudhës së Krishtlindjeve, këngët, filmat dhe programet televizive nxitin një frymë entuziaste e të gëzueshme—atmosferën e Krishtlindjeve. Sipas teje, cili duhet të jetë elementi më i rëndësishëm i kësaj atmosfere?

  • Të kujtojmë Jezu Krishtin?
  • Të provojmë gëzimin që vjen kur japim?
  • Të ndihmojmë nevojtarët?
  • Të kalojmë kohë me familjen?
  • Të nxitim paqen?

Siç tha edhe ish-guvernator Henri, i cituar në këtë faqe, mjaft nga ata që festojnë Krishtlindjet e kanë të vështirë të arrijnë ndonjë nga synimet e mësipërme gjatë kësaj periudhe. Koha e Krishtlindjeve shpesh priret të jetë e ethshme, stresuese dhe mbi të gjitha kohë tregtie. A është e pamundur të arrihet gëzimi dhe dashuria që pritet të jenë pjesë e Krishtlindjeve?

Bibla na nxit të gjithëve që ta kujtojmë Jezu Krishtin, të japim bujarisht, të ndihmojmë nevojtarët dhe të kalojmë kohë me familjen. Gjithashtu na mëson si të jemi paqësorë. Prandaj, kjo seri artikujsh nuk do të trajtojë arsyet pse disa nuk i festojnë Krishtlindjet, * por do të shqyrtojë pyetjet e mëposhtme:

  • Për ç’arsye duhen festuar Krishtlindjet sipas disave?
  • Pse është e vështirë të provohet gëzimi dhe dashuria që pritet të jenë pjesë e Krishtlindjeve?
  • Cilat parime biblike i kanë ndihmuar miliona veta të gjejnë diçka më të mirë se Krishtlindjet?

^ par. 10 Për arsyet biblike pse disa njerëz vendosin të mos i festojnë Krishtlindjet, shih artikullin «Lexuesit pyesin​—Pse disa nuk i festojnë Krishtlindjet?»