Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

A i dëgjon Perëndia të gjitha lutjet?

Perëndia i dëgjon njerëzit e të gjitha kombeve. (Psalmi 145:18, 19) Fjala e tij, Bibla, na nxit t’i lutemi për çdo gjë që na shqetëson. (Filipianëve 4:6, 7) Prapëseprapë, disa lutje nuk i pëlqejnë Perëndisë. Për shembull, atij nuk i pëlqen përsëritja e lutjeve përmendsh.​—Lexo Mateun 6:7.

Gjithashtu, Jehovait nuk i pëlqejnë lutjet e njerëzve që me dashje nuk u binden ligjeve të tij. (Proverbat 28:9) Për shembull, në kohët biblike Perëndia nuk pranoi t’i dëgjonte izraelitët që ishin fajtorë për vrasje. Është e qartë, duhet të plotësojmë disa kërkesa që Perëndia të na dëgjojë.​—Lexo Isainë 1:15.

Çfarë duhet të bëjmë që Perëndia të na i dëgjojë lutjet?

Nuk mund t’i lutemi Perëndisë pa pasur besim. (Jakovi 1:5, 6) Duhet të jemi të bindur se ai ekziston dhe interesohet për ne. Mund ta forcojmë besimin duke studiuar Biblën, sepse besimi i vërtetë bazohet në provat dhe sigurinë që na jep Fjala e Perëndisë.​—Lexo Hebrenjve 11:1, 6.

Duhet të lutemi me sinqeritet dhe përulësi. Edhe Biri i Perëndisë, Jezui, lutej me përulësi. (Luka 22:41, 42) Prandaj, në vend që t’i lutemi Perëndisë duke pretenduar plotësimin e kërkesave, duhet të kuptojmë kërkesat e tij duke lexuar Biblën. Kështu, mund të lutemi në harmoni me vullnetin e Tij.​—Lexo 1 Gjonit 5:14.