Përgjigje për pyetje biblike
Si mund të mësojnë fëmijët të duan Zotin?
Fëmijët tuaj mund të mësojnë ta duan Zotin vetëm nëse kanë prova se ai ekziston dhe se i do. Që ta duan Zotin, duhet ta njohin. (1 Gjonit 4:8) Për shembull, duhet të dinë: pse e krijoi njeriun? Pse i lejon Zoti vuajtjet? Ç’do të bëjë për ne në të ardhmen?
Për t’i ndihmuar fëmijët të duan Zotin, duhet t’u tregoni se vetë ju e doni. Nëse e dallojnë këtë, ka gjasa të ndjekin shembullin tuaj.
Si t’u prekni zemrën fëmijëve?
Fjala e Perëndisë është e fuqishme. (Hebrenjve 4:12) Ndaj ndihmojini fëmijët të njohin mësimet e saj themelore. Që t’u prekte zemrën njerëzve, Jezui i pyeste, i dëgjonte dhe u shpjegonte Shkrimet. Që t’u prekni zemrën fëmijëve, imitoni mënyrën si mësonte Jezui.
Edhe tregimet biblike për mënyrën si sillej Zoti me njerëzit mund t’i ndihmojnë fëmijët ta njohin e ta duan Atë. Në www.mr1310.com/