Këshilla të mençura për një jetë të lumtur
«Trishtohem shumë kur shoh gjërat e këqija të kësaj bote: luftëra, varfëri, sëmundje dhe keqtrajtim fëmijësh. Por nuk jam më e pashpresë.»—RANIA. *
Rania gjeti lumturinë e vërtetë kur mësoi se Krijuesi ynë, Perëndia i plotfuqishëm, mund të na japë mençuri të vërtetë. Ndërsa lexon artikujt në vazhdim, vër re si mësimet e Krijuesit të ndihmojnë . . .
të kesh një familje të lumtur
të kesh marrëdhënie paqësore me të tjerët
të jesh i kënaqur
të kuptosh në rrënjë arsyet pse vuajmë dhe vdesim
të kesh një shpresë të sigurt për të ardhmen
të njohësh Krijuesin dhe të bëhesh mik me të
Do të shohësh edhe se mençuria e Krijuesit nuk është në dispozicion vetëm të një pakice të zgjedhur, por të kujtdo që është në kërkim të saj.
^ par. 2 Emrat në këtë revistë janë ndryshuar.