Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Elementi çudibërës

Elementi çudibërës

«Nuk ka element më të domosdoshëm për jetën sesa karboni»,​—thotë libri Nature’s Building Blocks. Për shkak të veçorive unike, atomet e karbonit kombinohen me njëri-tjetrin e me shumë elemente të tjera kimike dhe formojnë miliona substanca, të cilat zbulohen ose sintetizohen vazhdimisht.

Siç tregojnë shembujt e mëposhtëm, atomet e karbonit kombinohen dhe marrin forma të ndryshme, si zinxhirë, piramida, rrathë, fletë dhe tuba. Karboni është vërtet element çudibërës.

DIAMANTI

Atomet e karbonit formojnë piramida, të quajtura tetraedra, falë të cilave diamanti ka strukturë jashtë mase të ngurtë dhe është substanca më e fortë që njihet në natyrë. Një diamant i përsosur, në thelb është një molekulë e vetme atomesh karboni.

GRAFITI

Atomet e karbonit të lidhura fort vihen në shtresa të vendosura lirshëm, që rrëshqasin nga njëra-tjetra si fletët në një stivë. Për shkak të këtyre veçorive, grafiti është edhe lubrifikues i mirë, edhe përbërës kyç në lapsat e plumbit. *

GRAFENI

Është një shtresë e vetme atomesh karboni në formë hojesh gjashtëkëndore ose rrjete. Grafeni është shumë herë më i qëndrueshëm sesa çeliku. Gjurma që lë lapsi, mund të ketë sasi të vogla grafeni në një ose në disa shtresa të saj.

FULERENI

Këto molekula boshe të karbonit gjenden në forma të ndryshme, si sfera mikroskopike dhe tuba të quajtur nanotuba. Maten me nanometra ose me të miliardtën e metrit.

GJALLESAT

Qelizat e shumta të bimëve, të kafshëve dhe të njerëzve kanë strukturë karboni, element që gjendet te karbohidratet, tek yndyrnat dhe tek aminoacidet.

‘Cilësitë e padukshme të Perëndisë dallohen nga gjërat e bëra.’​—Romakëve 1:20.

^ par. 7 Shih artikullin «Kush ka një laps?» në revistën Zgjohuni! të korrikut 2007.