VENDE DHE POPUJ
Një vizitë në Zelandën e Re
KA TË ngjarë që rreth 800 vjet më parë fiset maori lundruan mijëra kilometra përmes oqeanit dhe u vendosën në Zelandën e Re. Toka që zbuluan s’ngjante fare me ishujt tropikalë të Polinezisë që kishin lënë pas. Këtu kishte male, akullnaja, burime termale dhe borë. Rreth pesë shekuj më vonë, në vend erdhën banorë të tjerë, kësaj here nga Evropa e largët. Sot shumica e banorëve të Zelandës së Re pranojnë se traditat e tyre kanë origjinë anglo-saksone dhe polineziane. Gati 90 për qind e popullsisë jeton në qytet. Qyteti i Uellingtonit njihet si kryeqyteti më jugor në botë.
Me një peizazh spektakolar e të larmishëm, s’është çudi që ndonëse pak e izoluar, Zelanda e Re tërheq çdo vit deri në tre milionë turistë.
Vendi ka një faunë unike e të larmishme. Këtu gjenden më tepër lloje shpendësh jofluturues se në çdo vend tjetër. Gjithashtu është shtëpia e një lloj hardhuce që quhet tuatara, e cila mund të jetojë deri në 100 vjet. Gjitarët e vetëm vendës janë pak lloje lakuriqësh nate dhe disa gjitarë të mëdhenj deti, si balenat dhe delfinët.
Dëshmitarët e Jehovait janë aktivë në Zelandën e Re prej pothuajse 120 vjetësh. Ata u mësojnë të tjerëve Biblën në të paktën 19 gjuhë, përfshirë gjuhët polineziane: niueane, rarotongane, samoane dhe tongane.