Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

YURI LASHOV/​AFP via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Të krishterët dhe lufta—Çfarë thotë Bibla?

Të krishterët dhe lufta—Çfarë thotë Bibla?

 Konflikti në Ukrainë ka nxjerrë në pah se mjaft udhëheqës të krishterimit po u fryjnë flakëve të luftës. Vini re si i ka mbështetur kleri të dyja palët në konflikt:

  •   «U shprehim nderimin dhe mirënjohjen më të thellë të gjithë luftëtarëve tanë që po mbrojnë atdheun, Ukrainën, nga agresori. . . . Ju kemi në zemër, lutemi sinqerisht për ju dhe keni gjithmonë mbështetjen tonë.»—Mitropoliti Epifani I i Kievit, siç raportohet në The Jerusalem Post, 16 mars 2022.

  •   «Të dielën, kreu i Kishës Ortodokse Ruse mbajti një shërbesë fetare për ushtarët rusë ku u bëri thirrje të mbrojnë atdheun ‘ashtu siç dinë të bëjnë vetëm rusët’, ndërkohë që Moska vazhdon fushatën e saj ushtarake në Ukrainë.»—Reuters, 3 prill 2022.

 A duhet të luftojnë të krishterët? Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla

 Bibla tregon se kush e ndjek vërtet shembullin e Jezu Krishtit, nuk merr pjesë në luftë.

  •   «Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.»—Mateu 26:52.

     A po u bindet vërtet fjalëve të Jezuit dikush që miraton luftën?

  •   «Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin. Ashtu si ju kam dashur unë, ta doni edhe ju njëri-tjetrin. Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi: nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»—Gjoni 13:34, 35.

     Nëse dikush mbështet luftën, a po shfaq atë lloj dashurie që Jezui tha se do të identifikonte dishepujt e tij?

 Për më shumë informacion, lexoni artikullin «A duhet të përfshihen në luftë të krishterët?»

Të krishterët dhe lufta sot

 A është realiste të presësh që të krishterët të mos përfshihen në luftërat e sotme? Po. Bibla paratha se në kohën tonë, që njihet edhe si «ditët e fundit», do të kishte njerëz nga të gjitha kombet të cilët, në harmoni me mësimet e Jezuit, ‘nuk do të mësonin më të luftonin’.—Isaia 2:2, 4.

 Së shpejti Jehovai, a «Perëndia i paqes», do t’i shpëtojë njerëzit «nga shtypja dhe dhuna» me anë të qeverisë së tij qiellore.—Filipianëve 4:9; Psalmi 72:14.

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.