Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

QËNDRONI VIGJILENTË!

Çfarë ka ndodhur me mirësjelljen?—⁠Çfarë thotë Bibla?

Çfarë ka ndodhur me mirësjelljen?—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Mirësjellja është në rënie. Pacientët e vrazhdë u bërtasin mjekëve, klientët e parespektueshëm bëjnë fjalë me kamerierët në restorant, pasagjerët moskokëçarës sulmojnë ekuipazhin e avionit, fëmijët e pabindur tallin, kërcënojnë dhe sulmojnë mësuesit, disa politikanë përfshihen në sjellje skandaloze ndërsa të tjerë përpiqen të nxjerrin në pah sa të moralshëm janë.

 Bibla jep drejtim të besueshëm në lidhje me mirësjelljen. Gjithashtu shpjegon pse sot ka një rënie të mirësjelljes.

Çfarë ka ndodhur me mirësjelljen?

 Është vërejtur se mirësjellja—të bësh atë që është e mirë, e moralshme dhe e pranueshme—po shfaqet gjithnjë e më pak në të gjithë botën.

  •   Sipas një sondazhi të fundit të Gallupit, amerikanët mendojnë se vlerat morale në Shtetet e Bashkuara kanë shkuar në nivelin më të ulët të këtyre 22 viteve të fundit.

  •   Në një sondazh tjetër, ku morën pjesë mbi 32.000 veta nga 28 shtete të ndryshme, 65 për qind kanë vërejtur se normat elementare të mirësjelljes kanë rënë si kurrë më parë.

 Bibla e kishte parathënë sjelljen që shohim sot.

  •   «Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike. . . . Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, lakmues parash, mburravecë, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, . . .  pa përzemërsi të natyrshme . . . [dhe] pa vetëkontroll.»—2 Timoteut 3:1-3.

 Për më shumë informacion se si po përmbushet kjo profeci, lexo artikullin: «A e kishte parathënë Bibla si do të mendonin e si do të vepronin njerëzit sot?»

Drejtim i besueshëm për përcaktimin e mirësjelljes

 Në një botë ku edukata po vërehet gjithnjë e më pak, miliona veta kanë parë se Bibla jep drejtim të shkëlqyer për mirësjelljen. Këshillat e saj janë «përherë të besueshme, tani e përgjithmonë». (Psalmi 111:8) Ja disa shembuj:

  •   Çfarë thotë Bibla: «Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.»—Mateu 7:12.

     Kuptimi: Duhet t’i trajtojmë të tjerët me mirësjellje e respekt, siç do të donim të na trajtonin.

  •   Çfarë thotë Bibla: «Tani që keni flakur tej mashtrimin, secili t’i thotë të vërtetën tjetrit.»—Efesianëve 4:25.

     Kuptimi: Duhet të jemi të ndershëm në çdo gjë që themi e bëjmë.

 Për më shumë informacion rreth mirësjelljes, të lutem lexo: